Nga Av. Edmond Petraj
“Fredi Beleri do të qëndrojë në burg”. Kështu vendosi Apeli i GjKKO gjatë seancës së sotme për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës i cili prej 12 majit mbahet në paraburgim nën akuzën për blerjen e votave.
Beleri kërkoi ndryshimin e masës së sigurisë “arrest me burg”, teksa në Gjykatën e Posaçme ishte dhe ambasadorja greke, Kostandina Kamitsi si dhe kreu i PBDNJ-së Vangjel Dule.
Gjykata e #Posaçme kundër #Krimit të #Organizuar dhe Korrupsionit, vendosi të kalojë për gjykim çështjen e #Belerit, i arrestuar me akuzën e Korrupsionit aktiv në zgjedhje.
Në seancën #paraprake prokurorët e çështjes deklaruan se #provat dhe #faktet në dispozicion, përfshirë audio-përgjime, mbështesin akuzën e ngritur prej tyre.
Gjykata mësohet se e ka konsideruar të plotë hetimin e Prokurorisë, duke i hapur rrugë nisjes së procesit gjyqësor. Prokuroria e akuzon Fredi Belerin se u ka dhënë 40 mijë lekë të reja 8 qytetarëve për te votuar në favor të tij gjatë zgjedhjeve lokale.Fredi Beleri do të qëndrojë në burg”.
Kështu vendosi Apeli i GjKKO gjatë seancës së sotme për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës i cili prej 12 majit mbahet në paraburgim nën akuzën për blerjen e votave.