Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani i ka dorëzuar shkrimtarit Ismail Kadare nënshtetësinë e Kosovës.
Reagimi i Presidentes Vjosa Osmani;
Sot shkrimtarit tonë të madh Ismail Kadare, nderit të kombit tonë, ia dorëzova Dekretin e nënshtetësisë së Republikës së Kosovës.
Mirë se vini Ismail Kadare në familjen e madhe të Kosovës! Rrëfimet tuaja le të vazhdojnë ta pushtojnë botën duke na kujtuar fuqinë e letërsisë për t`i formësuar perspektivat, sfiduar normat dhe nxitur dialogun!
360grade.al