Home KRYESORE Për një sistem agroushqimor më të mirë

Për një sistem agroushqimor më të mirë

Nga: Dr. Enriko Ceko

Edhe pse ushqimet në sasi po prodhohen shumë më shumë se më parë, rreth 1 miliardë njerëz në glob nuk e dinë se nga do vijë vakti tjetër i të ushqyerit për ta dhe familjarët e tyre, ndërsa në Shqipëri niveli i varfërisë rrezikon të rritet shumë sa herë qëka katastrofa natyrore, pandemi, kriza politike, ekonomike, dhe kjo, sepse ndryshimi midis shtresave shumë të varfra, të varfra dhe të mesme në Shqipëri është shumë i vogël, kështu që njëefekt ndikues në uljen e të ardhurave bën që më shumë se gjysma e popullsisë të jetë vulnerabël ndaj varfërisë dhe cilësisë, sigurisë dhe garancisë ushqimore. Nga ana tjetër, në tërësi qytetarët në botë janë të shqetësuar për cilësinë, sigurinë dhe garancinë ushqimore dhe kjo për shkak të rritjes sëndërgjegjshmërisë së tyre për përmirësimin e cilësisë së jetës dhe për shkak të luftës për përmirësimin e vazhdueshëm si individë dhe si kombe. 

Cilësia e ushqimeve ka të bëjë me karakteristikat e ushqimeve, që janë ato për të cilat ne i konsumojmë këto ushqime. Siguria ushqimore ka të bëjë me bërjen të sigurt se duke konsumuar ushqimet qytetarët nuk do kenë probleme me shëndetin e tyre nëperiudhën afatshkurtër, afatmesme dhe afatgjatë. Garacia ushqimore ka të bëjë me mundësitë që ka individi dhe popullsia për të konsumuar ushqime edhe në kushte katastrofash natyrore, pandemish dhe krizash politike dhe ekonomike. 

Niveli historik i prodhimit të drithrave të bukës ka kapur nivelet më të larta historikisht, prodhimi i mishit, prodhimi i frutave dhe perimeve, prodhimi i produkteve dhe nënprodukteve tëindustrisë agroushqimore dhe të industrive të tjera që i përftojnëlëndët e para nga sektori i bujqësisë (ku përfshihet bujqësia, blegtoria, peshkimi, pylltaria, etj), ka arritur në kapacitete tëpaimagjinueshme vetëm pak vite më parë, ndërkaq uria po bëkërdinë në botë dhe kjo shfaqet me kriza ushqimore, që janëshumë komplekse, saqë është e vështirë të gjendet shkaku, qëmë pas të reduktohen e zhduken pasojat. 

Gjithashtu, edhe pse shkenca dhe aplikimi i saj në praktikë, qërezultojnë në miliarda dollarë në shkallë globale kanë bërë tëmundur procedura, procese, rregullore dhe praktika pune qësynojnë cilësi, siguri dhe garanci ushqimore sa më të mirë dhe sa më të qendrueshme, përsëri numri i banorëve të globit që preken nga sëmundje dhe gjendje jo të pranueshme shëndetsore po rritet nga dita në ditë. 

Katastrofat natyrore, pandemitë, konfliktet për burime natyrore, ndryshimet klimatike, etj, janë ndër shkaqet më të përmendura të krizës aktuale të ushqimeve dhe të çmimeve të ushqimeve, si dhe të cilësisë, sigurisë dhe garancisë ushqimore, por çështja themelore sistematike mbetet transformimi rrënjësor i mënyrës se si ne i prodhojmë ushqimet dhe se si e arrijmë dhe manaxhojmë cilësinë, sigurinë dhe garancinë ushqimore.

Pra, në lidhje me reduktimin dhe shmangien e varfërisë dhe urisë (kur flasim për sektorin e bujqësisë dhe ushqimit) bëhet fjalë për ndërtimin e një sistemi ushqimor më të qëndrueshëm, që do të bënte të mundur që në nivel shteti të lidhte fermat me konsumatorët, që në rastin e Shqipërisë është të lidhësh rreth 350.000 ferma me rreth 2.8 milionë konsumatorë, por edhe me eksportuesit e produkteve bujqësore dhe blegtorale e nënprodukteve të tyre, dhe për botën ka të bëjë me lidhjen e rreth 600 milionë fermave me rreth 8 miliardë banorët konsumatorë të globit dhe me eksportuesit në shkallë globale, pra me zinxhirin global të furnizimit. 

Por kjo nuk mjafton, sepse kjo duhet të bëhet e mundur duke eliminuar emetimin e gazrave serrë në atmosferë, duke shtuar sasinë e ushqimit për ata që janë sot në uri dhe duke u përshtatur me shpejtësi ndaj ndryshimeve klimatike, që tashmë janë mjaft të pranishme në jetën tonë të përditëshme. 

Nëse e shikojmë çështjen nga ana e cilësisë, sigurisë dhe garancisë ushqimore në vendin tonë dhe në botë disa nga problemet kryesore janë: (1) kontaminimi i lëndëve të para, (2) kontaminimi i përbërësve ushqimorë, (3) shitja dhe konsumimi i ushqimeve të skaduara, (4) aplikimi I parastandardeve jo të përshtatshme ushqimore, (5) aplikimi i standardeve të vjetra ushqimore, (6) mënyra jo të përshtatshme përpunimi, (7) prodhuesit nuk mbajnë përgjegjësi sociale për produktet, (8) ka mungesë informacioni për burimin e lëndëve të para dhelëndëve të tjera me të cilat prodhohen ushqimet, etj, 

Nëse veprojmë me shpejtësi, së bashku dhe me vendosmëri do tëmund të përballojmë rreziqet e krizave të mundëshme në tëardhmen, që ka shumë gjasa që të ndodhin, dhe, rreziqet që vijnë nga problematika e cilësisë, sigurisë dhe garancisë ushqimore. 

Disa nga mënyrat dhe mjetet për t’u përballur me këtë gjendje janë:1. Cilësia e informacionit bujqësor në kohë – Pasiguria për gjithçka, nga inputet te moti dhe çmimet, disponueshmëria e ushqimit dhe sa njerëz të uritur ka dhe ku janë ata mund të na çojë në rrugë të gabuar. Të gjithë mund të përdorin të dhëna të hapura, të lira për t’u riprodhuar, që përhapen me shpejtësi, në përdorues të ndryshëm. Kostoja e investimit në pajisje digjitale të lidhura me rrjetin e internetit është pothuajse zero, pasi përfitimet nga pasja në kohë e informacionit cilësor sjell përfitime të paimagjineshme për fermerët dhe për ekonominë kombëtare dhe atë botërore. Ne sot kemi aftësi të pamiagjinueshme për mbledhjen, analizimin dhe përpunimin  e të dhënave për sistemet agroushqimore dhe të reagojmë shpejt mbi bazën e këtyre të dhënave për të marrë vendimet e duhura politike, ekonomike dhe manaxheriale dhe jo vetëm. Është detyrim që të dhënat të jenë të hapura, ku të tërë të kenë akses tëplotë për të ndikuar sa më shumë në parandalimin e krizave të ardhshme dhe përmirësimin e cilësisë, sigurisë dhe garancisë ushqimore.2. Institucione të parashkueshme dhe transparente – nëmënyrë që të zgjerohen rrjetet e sigurisë, të garantohet funksionimi i procedurave dhe proceseve për pjesën e administratës publike, të bëhet e mundur mbështetja e plotëpër ata që janë të varfër dhe u mungon ushqimi dhe për reduktimin e nevojës për politika reaktive, që dëmtojnëimazhin e vetë qeverisë. 3. Përmirësim i performancës në lidhje me investimet – pasi shumica e operatorëve në sektorin privat, përfshirë fermat, ofruesit e inputeve bujqësore, subjektet e përpunimit, ruajtjes, magazinimit, transportit, frigoriferimit, financimit, kreditimit, marketingut, siguracioneve, etj, që lidhen me sistemin e bujqësisë dhe ushqimit, kanë performancë shumë të dobët kur bëhet fjalë për lidhjen e këtyre investimeve me ndryshimet klimatike, të drejtat e njeriut, të ushqyerit nëmënyrë shkencore, ushtrimin në mënyrë shkencore manaxheriale të profesionit të fermetit dhe të rolit tëprodhuesit të produkteve ushqimore, etj, dhe këtu bëhet fjalë për marrje e përgjegjësive për të siguruar jetesë të qëndrueshme për fermerët, punësim të denjë për punëtorët e sektorit të agrobiznesit dhe për të patur sa më shumëzgjedhje dhe zgjidhje në aspektin e asortimenteve ushqimore nga ana e konsumatorët, pa varfëruar burimet natyrore, për të arritur objektivat e zhvillimit tëqenrdueshëm të Kombeve të Bashkuara. 4. Nxitjet. Çdo vit, qeveritë në mbarë botën ofrojnë 800 miliardë dollarë stimuj/nxitje për prodhimin e ushqimit, por në fakt vetëm 30% e kësaj sasie parash shkon te fermerët. Nga ana tjetër pjesa më e madhe e këtyre nxitjeve, për shkak të korrupsionit, mungesës së njohurive në të tërëprocesin, vonesat e ndryshme për transferimin e financimeve, etj,  sjellin rezultate negative klimatike dhe mjedisore. Përmirësimi i nxitjes së fermimit shkencor dhe prodhimit të ushqimeve nga teknologji miqësore me mjedisin, mbetet synimi i së sotmes, kombinuar me politika për aplikimi e sistemeve të fermimit dhe prodhimit tëushqimeve që nuk lejojnë emetimin e gazeve serrë nëmjedis dhe duke manaxhuar sa më mirë mbetjet qërezultojnë nga procesi i fermimit dhe i prodhimit tëushqimeve.    5. Inovacioni – si një mënyrë për të bërë të mundur qëinvestimi në inovacion të sjellë shumë përfitime të shpejta. Mendohet se shpenzimet publike për kërkimin dhe zhvillimin bujqësor mund të japin kthime deri në 44% dhe shpejt. Inovacioni është çelës për ofrimin e sistemeve ushqimore, produktive, që adresojnë paralelisht edhe urinë globale edhe ndryshimet. 

Edhe pse po bëhen hapa shumë pozitivë në drejtimet e mësipërme, drejt transformimit, ritmi i këtyre ndryshimeve dhe transformimeve në shkallë globale dhe në Shqipëri është ende i ulët, ndërkaq, nëse përmirësojmë ritmet e ndryshimeve dhe transformimeve ne do bëjmë të mundur që jo vetëm të luftojmëurinë, por edhe të shmangim emetimin e mëtejshëm të gazrave serrë në atmosferë dhe të mund të krijojmë kushtet për njëindustri agroushqimore e cila është më efektive, më eficiente dhe si rezultat edhe më produktive. Kjo paralelisht me krijimin e më shumë vendeve pune në sektorin e bujqësisë dhe agrobiznesit dhe në sektorët që lidhen me to si turizmi, ndërtimi, energjetika, tekstilet, veshjet e këpucët, dhe në rritjen ekonomike në përgjithësi, por kjo kërkon së pari vullnet politik, për të bërëtë mundur burimet e nevojshme për (1) transformimin e sistemit agroushqimor në Shqipëri, (2) për të patur një vend pa varfëri, pa uri dhe që (3) Shqipëria të kthehet në një vend të jetueshëmpër të gjithë.

Share: