Heshtja (Kushtuar tim eti)
Nga Sevim Arbana
Nuk e di c’vit ishte.
Mund te ishte ’60,’70, ose ku di une.
Kisha lindur o jo, isha femije a vajze as kete s’é di.
Di vetem qe tere ato vite qene njelloj dhe asnje nostalgji nuk ndjej sot per ato vite dhe per te tjerat qe erdhen me pas,pervec se disa ndodhive teper te cuditshme, qe sot tingellojne shume qesharake.
Ne shtepine e madhe,plot diell dhe me lule, ne femijet e kishim ‘te ndaluar’’ te shihnim diellin, te kenaqeshim me lulet.
Gjithcka qe na rrethonte, gjithcka qe gjallonte , cdo tingull kenge dhe fjale e thene me ze te larte, ishte prone e te rriturve.
Dhe me mire jo e te gjithe te rriturve, por vetem e nje pjese;burrave ose me mire dajave .
Ata ishin bajraktare te ndryshem, me ngjyra e temperamente te ndryshme, qe gjithmone per ne femijet e shtepise, sidomos per ne tre motrat, do te na sillnin vetem te rrahura zemre e te tjera te papritura ,qe e benin gjithmone figuren e te rriturit-mashkull nje qenie te eger e te cuditshme.
Dhe shpesh e pyesja nenen time, ne ato pak caste qe ne mund te rriním bashke e te bisedonim, se si ishte im ate.
Ai atehere dhe gjithmone, per mua qe átje’.
Pjesa tjeter e fjales nuk permendej.
Mijra here im me na ka treguar te njejtat gjera.
Nga nena ime per here te pare ‘njoha’ historine e Shqiperise. Them historine se aty, ne ate pjese te tokes sone, qe sot eshte ne anen tjeter, fillon historia moderne e debimit.
Te ardhurit e pare ne Tirane dihet jane dibranet. Dihet dhe pse ato u larguan nga trojet e tyre dhe erdhen ne Tirane.
Gjyshi im do te perseriste gjithmone nje fraze;Guri i rende ne toke te vet!
Per ne shqiptaret historia dhe kete proverb s é vertetoi.
Keshtu qe ne femijeri une mesova si u debuan dibranet nga tokat e tyre ne masakrat e medha te 1930 e me tej , si u vodhen e u vrane, u debuan dhe emigruan nga syte kembet, per te shpetuar kokat, pronat dhe ‘florite’.
Nje pjese e madhe erdhi ne Shqiperi, sic shkoi ne Turqi nje pjese tjeter e madhe.
Me vone te gjithe keta shqiptare, nen ligjet e shtetit turk u konvertuan ne ‘’turq te mire.
Keshtu erdhen dhe familjet tona dhe u ngulen ne zemer te Tiranes se asaj kohe, qe shumica e dibraneve me fodullek e quanin fshat, ne krahasim me Sherrin.(Dibren)
Mikriptja dhe zemergjeresia e tiranasve, do te bente qe keto dy komunitete te ndertonin nje jete te qete e te pershtateshin ne kushtet qe ofronte realiteti i atehershem.
Shumica e familjeve dibrane humben pasurite dhe privilegjet qe u sillte mireqenia, toka, bagetia, pronat, ne vendlindjen e tyre.
Megjithate, shumica e dibraneve u pershtaten dhe me nuhatjen e tyre ato arriten te ndertonin shtepine e tyre ne Tirane. Sipas nenes, e cila vinte nga nje familje e pasur e me shume sherbetore(keta te fundit ishin tregues te pasurise), familja e babait s íshte e pasur, por familje e kultururar dhe asnjehere s í kishin patur kembet ne toke.
Familja e babait shpejt shperngulet ne Turqi dhe im ate endet rrugeve te Selanikut, duke shitur gazeta e duke studjuar.
Ne Tirane ai kthehet si nje i ri qe e priste kariera ne oborrin e mbretit, fushe per te cilen ai studjoi.
Kjo dhe gjera te tjera, hutuan familjen e nenes, te cilet pranuan qe vajzen e vetme tía jipnin nje ushtaraku qe jetonte vetem.
Si ne film me eshte cfaqur gjithmone jeta e prinderve dhe gjysherve te mij.
Filma te vjeter, me personazhe naïve e shpesh qe te acarojne per budallallekun e tyre.
Por gjithmone te dashur e nuk e di pse, gjithmone kam ndier trishtim duke pare keta personazhe.
Me pas ngjarjet vijne te vrullshme dhe pak njerez arriten te gjykojne realisht ate qe ishte e mire ose e keqe.
Lufta do t’’í ndante njerezit, dhe pikerisht ne ate dite te zakonshme prilli, kur mbreti ía mbathi’’, fillon dhe historia tragjike e njeriut shqiptar.
Ne netet e dimrit, ne dhomen tone te madhe, mbledhur kruspull, degjonim historine-peshperime te nenes.
Per nenen time ai ishte njeriu me naiv dhe fajtor per gjithcka i kish ndodhur ne jeten e tij.
I njohur si legalist, kolonel i Zogut, pas ikjes se ketij te fundit, ai do te lidhej me NCL.
Por s ishte e thene,-perseriste im me si nje refren, mijra here, gjithmone ne dimer, historine e trishte te nje njeriu qe asnjehere s ía degjuam historine, por gjithmone na e treguan te tjere.
-Yt ate do te kalonte me Abaz Kupin, pikerisht kur atij dhe te gjitheve qe u shkonin pas, i kish marre ferra uraten.
Balli dhe Legaliteti po humbte. Njerezit po bashkoheshin me NCL.
Cdo gje po merrte forme.
Dhjetor 1944.
-Une isha shtatezene me Shpresen,(motren time te madhe) kur police te shumte trokiten ne dere dhe lajmeruan se kishin ardhur te bastisnin shtepine. Aty mora vesh qe babin e kishin arrestuar.
Me pas vijne ditet kalvar te pritjes dhe te cmorimit.
Gjyqi do te behej ne ndertesen e Teatri Popullor, vend ku u be i pari gjyq kunder armiqve te klases
Ishte gjyqi i Pare i Popullit dhe ato qe gjykoheshin, ishin te paret armiq te Popullit, te cilet s árriten te largohen ose ende besonin forcerisht ne ate qe u ish ngulur ne mendje e zemer.
Dhe si ne filmat me happy-end, im ate ne Gjyqin e famshem te prillit, 1945, do te lirohej, pas deshmise se nje gjenerali te NCL, Gafur Mati.
Nderkohe shtepia jone ne mahallen Shebeg ish djegur nga gjermanet. Pikerisht kete une sé kuptoja dhe dhjetra here te tjera i kerkoja sim meje te me tregonte historine e familjes(babait), vetem per te deshifruar djegjen e shtepise nga gjermanet. Perse kur im ate kish qene legalist.?
Ne librat e historise ne njihnim dy personazhe; te miret-partizanet, te keqinjte-ballistet,zogistet(legalistet),oportunistet, e pale me fashistet.
Dalngadale, kur u rrita fillova ta mendoja kete.
Historia e dyshimit, dyzimit dhe mosbesimit do te me ndiqte si hije, shoqeruar me historine dhe jeten e tim eti.
Euforia e pas luftes, do te zgjaste shume pak.
Skenaret e menduar me detaje dhe perpikmeri shpejt filluan te realizohen.
Ndersa punonte si financier ne banke, ate e arrestojne per ‘vjedhje’.
Per tim me kjo ishte shume e rende. Ajo asnjehere s’é besoi kete, ndonese ne na e thosh si te vertete. Ne gjyqin qe behet, ky fakt sa thuhet, ndersa i meshohet historive te Luftes, ku perseritet epiteti armik, i cili i shenohet dhe ne motivin e arrestimit.
Per tim me dhe te gjithe fisin, sidomos dajat patriarkale dhe individualiste, ky do te ishte shkaku me i mire, i cili gjithsesi mund te publikohej dhe s’ú krijonte telashe asnjerit.
Keshtu ne shtepine qe ne u rritem, pothuajse hapur ishin dy kampe;
Njeri qe kish fituar te drejten te jetonte ate jete ashtu sic qe, me te mirat e te keqiat e saj dhe pala tjeter te mbijetonte duke e quajtur kete privilegj, privilegj qe do t’í perseritej cdo here, cdo dite, cdo minute.
Dhe ato ishim ne; nena, motra e madhe, motra e mesme dhe une. Te treja te ndryshme si nga pamja ashtu dhe nga temperamenti.
Njera supermelankolike dhe gjithmone si e perlotur.
Ndoshta, me vone mendoja une, keto jane gjurmet dhe traumat e takimeve me babane, ne ditet e trishta e te hirta te takimeve kalvar ne burgun e Tiranes, ku pritej me ore per te bere ceremonine e zakonshme; dorezimi i nje mikropakoje, me nje ushqim super te thjeshte dhe me fytyra super te trishtuara.
Me pas vinte motra e mesme, qe mua gjithmone kur ende ishte femije, me ngjante e rritur para kohe, per shkak te seriozitetit qe ajo kish karshi meje.
Dhe e fundit isha une. Une jetoja ne kete bote te cuditshme, vetem ne saje te fantazise. Secili nga te rriturit, sipas kategorise ku une i kisha futur me ngjasonte me nje personazh;real o imagjinar.
Daja i madh; Sovran –liberal, daja i dyte- iluzionist i humbur kot, daja i trete;I rrepte dhe individualist, daja i katert; me modern, melankolik dhe i brishte
Dhe nena ime; viktime, viktime, viktime.
E kujt?
E fatit? E gjyshes dhe e kusherires se pasur qe kish bere lidhje me babane, me qellimin e mire te jete te pavarur?
E kohes?
Dhe asnjehere s’é zgjidha kete gjeze.
Ne ate keshtjelle, ngritur mu ne zemer te Tiranes, rrethuar nga njerez me ‘reputacion’, do te provoja vuajtjet e para.
Ishin pikerisht vuajtjet e papershkruara te nje femije, qe neteve mbledhur kruspull, nen driten e henes qe vizatonte cuditshem gjithe personazhet e jetes sone, qante ne heshtje per nenen qe rropatej turneve per te na mbajtur ne.
Asnjehere ne femijerine time, s’mendova dhe s’ndjeva asgje per atin tim te paragjykuar nga te gjithe. Per mua ai ishte ‘ai’, pasi fjala baba s’kishte asnje te vertete, asgje te provuar a te ndjere, pervec tmerrit qe ai me shkaktonte me ‘mendjelehtesine e tij’; bashkimin me Legalitetin dhe pasojat qe rrodhen.
Diten qe ai vdiq, kur une sísha vecse 11 vjec, kur asnjehere e asnje moment s’kisha ndjere asnje fjale a perkedhelje nga ai, asnje lot s ‘mund te rridhte kot nga syte dhe zemra ime.
Dhe ne vazhdonim te mesonim genjeshtra;
-Lyeji syte me qepe,- me thote kusherira ime, moshatare me mua e cila e dinte qe une duhet te qaja ne diten e varrimit te tim eti.
…Dhe kaq.
Une do ta harrroja tim ate, ashtu si dhe te gjithe te tjeret.
Do te na duhej shpesh ne si familje ta kujtonim, ne kohen qe beheshin biografite, karakteristikat per shkolle a pune.
Dhe kjo ishte pjesa me e veshtire e jetes sone.
Do te na duhej te nxirrnim nga mendjet e topitura, nga shtepite e shebegasve dhe kujtdo qe njihnim, fakte qesharake se kush ka qendruar ne shtepine tone, me ke ka pire kafe a caj im ate, qe ne cdo moment t’ía paraqesnim Partise, sipas nevojave per shkolle, pune apo ku di une.
…Nena kujtonte vazhdimisht ditet, kur e shoqeruar nga motra e madhe ose e mesmja shkonin ne burg per t’í cuar paketa cigareje ’Durresi’dhe pak ushqim tim eti.Une isha e perjashtuar nga keto ‘kenaqesi’.
Kjo ishte jeta jone jashte hekurave.
Po brenda hekurave.
Heshtje dhe vetem heshtje.
Ne s’dime snje koment, asnje mendim, asnje ankim ose revolte, qe im ate te kete shprehur .
Ai tretej dita dites dhe askush sé kuptonte se po ndodhte dicka.
Te gjithe ishin te perfshire ne punet e tyre dhe ne ate shtepi te madhe, me kater gjenerate, mungesa e nje mashkulli-dhender, ndihej shume pak. Sidomos per faktin qe ai kish bere nje gabim te madh; ish futur ne burg dhe kish lene gruan dhe femijet ne doren e …
E kujt?
Dajave, dajave, dajave
Ju kemi rritur,ju kemi rritur, babai ne burg, babai ne burg…..
Eshte kjo kenge korbash qe une mbaj mend nga femijeria, femijeri qe me mungoi zeri i babait, zeri i familjes se vertete, ku njerezit jetojne ne nje cerdhe te ngrohte.
Cerdhja jone qe e shkerdhyer.
Kush e shkerdheu sé di.
Im ate hesht. Ai s’foli. Ai s’flet
Une sé di historine e tij te vertete.Une dhe askush s’é di per cfare i rrahu atij zemra, kur mori pushken dhe u nis me partizanet.
Askush nga ne(familja) s é di perse ai u bashkua me shoket e tij te nje ideali te vjeter; legalistet.
Askush nga ne s’é dime si qe burgu ne Burrel, burgu ne Tirane, puna ne ndertim, ushqimi, survejimi, poshterimi, brenga, endra, iluzioni dhe…
Asnje sé di
Ai vdiq ne heshtje te plote, ne nje dite te bukur marsi.
Pas vdekjes se tij shtepia ‘’jone’, ose me mire e dajave, u clirua nga ‘pesha’.
Dajallaret e mij, vune Republika’dhe filluan te ‘kujdesen’ seriozisht per ne-jetimet.
Qe atehere mua mu cfaq vesi i te vjellit dhe i te fiktit.
1987,Tirane
Tani
Vite, vite , ndoshta shekuj me vone, ne Eren e ndryshimeve(qe eshte vetem ne kengen e Scorpionsave), une pinjollja me luftarake e nje fisi qe s árriti te beje nje mashkull, plot idealizem e euforizem, fillova te germoj pak kete heshtje.
Me ndihmen e nje ish te deklasuare, Shane Mudaj, qe ishte poete, arrita te gjej ne arshiven e shtetit, Vendimin kobezi, te 1952, ku im ate denohej si armik i popullit, duke bashkepunuar me kolaboracionistet.
Kjo ishte per mua gjeja me e vyer, e cila shume shpejt do te me zhdukej.Me dashje atehere nuk e kerkova.
Sot te kerkosh nje dokument te tille eshte pothuajse e pamundur.
Mbi te gjitha s’í hyn ne pune askujt.
Me siguri as tim eti, edhe sikur te ish gjalle.
Sikur….
Sevim Arbana
1994