Home KRYESORE “Xhadat”denoncojnë dhunën e mësuesit në shkollën private në Tiranë

“Xhadat”denoncojnë dhunën e mësuesit në shkollën private në Tiranë

Emisioni investigativ “Xhadat” ka publikuar një video ku shfaqet një nga mësuesit e njërës nga shkollat private që ushtron aktivitetin e saj në periferi të Tiranës, në të cilin mësuesi shfaqet duke goditur me grusht nxënësin.

Gjithashtu nga video, fyerjet gjatë orarit të mësimit duket se janë kthyer në diçka të zakonshme.

Shkolla private e licensuar nga Ministria e Arsimit, premton mësimdhënie bashkëkohore dhe me standarde të larta, por nga ana tjetër, nxit dhunën, pasojat e së cilës në shoqërinë shqiptare herë pas here kanë rezultuar fatale.

Shkolla që “Xhadat” e emërtuan ” Druri ka dalë nga xheneti” duhet të jap një sqarim në lidhje me ngjarjen e rëndë!

Shënim Video mund të shihet te canali i emisionit në Youtube

Share: