Home Ja Pse Shqiperia nuk behet si Zvicera 4000 persona nga Shqipëria dhe vende të tjera vrapojnë rrugëve të Tiranës....

4000 persona nga Shqipëria dhe vende të tjera vrapojnë rrugëve të Tiranës. Po si ndihen 800 mijë banorët e kryeqytetit?

Nga Lutfi Dervishi

Maratona nisi në orën 9:00

Rrugët duhet të bllokoheshin në orën 8:00
Policia e zellshme i bllokon rrugë para orës 8:00?! PSE?

Lejtmotivi i maratonës: për një jetë të shëndetshme.
Sa lejtmotiv fisnik dhe frymëzues. 4000 persona nga Shqipëria dhe vende të tjera vrapojnë rrugëve të Tiranës. Po si ndihen 800 mijë banorët e kryeqytetit?

Tirana është e paralizuar. Rrjeti rrugor i kufizuar kthehet në një labirinth zhgënjimi. Për ata 800 mijë që nuk marrin pjesë në maratonë është një ditë që teston nervat.

Asnjë vend nuk i bën maratonat në arterien kryesore të qytetit/kryeqytetit.

Liria e lëvizjes është thelbësore, liria e argëtimit jo.

Paralizohemi:
Kur kemi delegacione
Kur ka samite
Kur ka koncerte
Kur ka ndeshje
Kur ka maratona
Kur ka mitingje elektorale
Kur ka manifestime
Kur kalojnë eskortat e udhëheqjes
Kur bie shi…

Share: