Home KRYESORE Berisha në masë nga SPAK, Shkëlzen Berisha: Më mirë të caktojnë avokat...

Berisha në masë nga SPAK, Shkëlzen Berisha: Më mirë të caktojnë avokat Taulant Ballën se e njeh dosjen

Shkëlzen Berisha, djali i  Sali Berisha, ka reaguar për caktimin e avokatit  Artan Simoni nga gjykata për çështjen e ish-kryeministrit.

Me një postim në rrjetet sociale, Shkëlzeni ka publikuar një postim që sipas tij është i avokatit Artan Simoni referuar Berishës, ku shkruhet se “Bisha është plakur, bisha është lodhur, bisha nuk mundet më! Shumë prej atyre që dikur bisha mbante mbi kurriz, pas kurrizit kanë filluar ta çukasin! Ku gaboi bisha?”

Krahas fotos, Shkëlzen Berisha shkruan; “Ky është “avokati” qe gjykatësja qe shkeli kushtetutën ka caktuar për te mbrojtur Sali Berishen! Do i kisha sugjeruar me mire Taulant Ballen se njeh dhe dosjen!”

Mund të jetë një imazh i teksti
Share: