Genc Gjokutaj, avokati i Sali Berishës ka folur për akuzat e ngritura nga SPAK ndaj ish-kryeministrit për privatizimin e ish-kompleksit sportiv “Partizani”.
Në emisionin “Opinion” avokati thotë se marrja e masave të sigurisë ndaj Berishës është në shkelje të Kushtetutës pasi nuk është marrë autorizimi nga Kuvendi.
Gjokutaj tha se Berisha nuk mund të shoqërohet forcërisht nga policia, pasi nuk është marrë në pyetje.
Genc Gjokutaj: SPAK në marrjen e 2 masave shtrënguese, që për mua është e kundraligjshme. Thelbi i kësaj çështje është që Berisha i qëndron kësaj pike sepse një proces antikushtetues dhe i parregullt nuk mund të çojë në një vendim të ligjshëm. Ai nuk mund të shopqërohet forcërisht. Ky është ekzekutimi. Nuk është thirrur për t’u pyetur. Sot ka qenë seanca për verifikimin e kësaj mase. Sot nga ana e Berishës është bërë kallëzim për gjyqtaren Irena Gjoka. Sali Berishës i është cënuar liria. SPAK duhet të ishte drejtuar në Parlament. Edhe heqja dhe kufizimi janë cënimi i lirisë, principi është që deputeti nuk mund ta heqë vetë imunitetin e tij.
Blendi Fevziu: Ju, a u njohët me akuzën?
Genc Gjokutaj: Nuk ka akuzë, ai është person nën hetim për “korrupsion pasiv”.
Blendi Fevziu: Si bëhet lidhja mes Berishës dhe çështjes Partizani?
Genc Gjokutaj: Këtu ka difekte madhore, është marrë Malltezi me cilësinë e një zyrtari të lartë. Të provohet se ku është pastrimi i produkteve. Ata kanë regjistuar për “korrupsion pasiv”. Kjo vepër penale duhet të provohet.
Blendi Fevziu: Cila është akuza kryesore për Berishën sipas SPAK?
Genc Gjokutaj: Ata e kanë regjistruar për “korrupsion pasiv” dhe i thotë që sipas akuzës, ta themi popullorshe, Berisha ose s’duhej të shkonte në zyrë, ose të linte fëmijët pa martuar, sepse thotë që ky ka përshtatur ligjet dhe aktet sipas interesit të Jamarbër Malltezit që po merrej me kompleksin “Partizani”/Opinion.al