Home Gjeo-Ekonomia Deputetët e opozitës mbështesin studentët e Mjekësisë, dërgojnë kërkesë në Gjykatën Kushtetuese...

Deputetët e opozitës mbështesin studentët e Mjekësisë, dërgojnë kërkesë në Gjykatën Kushtetuese për shfuqizimin e ligjit

Deputetët e opozitës, me në krye Gazmend Bardhin kanë paraqitur një kërkesë Gjykatës Kushtetuese për pezullimin dhe shfuqizimin e ligjit të qeverisë që nuk pajis për 5 vite me diplomë mjekët e rinj.

Me këtë kërkesë deputetët i janë bashkuar kërkesës së studentëve të Mjekësisë, të cilët që prej fillimit të vitit akademik kanë protestuar dhe bojkotuar.

Lajmin e ka bërë të ditur Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Grupi Parlamentar i PD ka mbështetur kërkesën e studentëve të mjekësisë për të kundërshtuar në Gjykatën Kushtetutese ligjin që pezullon diplomimin e mjekëve të rinj për 5 vite. Duke respektuar reagimin e studentëve dhe protestën e tyre, pa asnjë ndërhyrje politike, apelojmë edhe njëherë për Qeverinë që të dëgjojë zërin dhe shqetësimin e studentëve dhe ti jap zgjidhje kërkesave të tyre” shkruan Bardhi, në një postim në X, dikur Twitter.

Share: