Home Gjeo-Ekonomia Dy viktima në Belgjikë, Stoltenberg: Dënoj sulmin terrorist ndaj civilëve të pafajshëm

Dy viktima në Belgjikë, Stoltenberg: Dënoj sulmin terrorist ndaj civilëve të pafajshëm

Pas sulmit tragjike në qendër të Belgjikës ku mbetën të vdekur dy të rinj, ka reaguar Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg. 

Përmes një postimi në platformën X, ai dënon sulmin e tmerrshëm ndaj civilëve të pafajshëm.

“Dënoj sulmet e tmerrshme ndaj civilëve të pafajshëm në Bruksel, Belgjikë. Mendimet e mia janë me të dashurit e viktimave dhe të gjithë të prekurit”, ka shkruar Stoltenberg.

Sipas autoriteteve belge, dy viktimat kishin veshur rroba të kombëtares së Suedisë, në kohën kur po zhvillohej ndeshja për kualifikim në Europë, mes Belgjikës dhe Suedisë.  Dy personat u vranë nga disa të shtëna, sipas policisë e cila nuk dha më shumë detaje për ngjarjen.

Top Channel

Share: