Home Gjeo-Ekonomia Historia e vërtetë i ligjit 7501 që bëri “çorbë” pronat në Shqipëri

Historia e vërtetë i ligjit 7501 që bëri “çorbë” pronat në Shqipëri

Nga Gerti Shella

Besimi ose bindja jane ne disa raste udherrefyes te rreme. Shume veta besojne (kane bindjen madje) se ligji famekeq 7501, qe beri lemsh marrdheniet pronesore ne Shqiperi eshte nje ligj i bere nga Berisha dhe PD.

Ne fakt, nisma ligjore per kete akt normativ kaq te diskutuar u mor nga qeveria e Stabilitetit me kryeminister Ylli Bufi. Ky ligj u miratua nga nje parlament me 250 deputete, ne te cilin shmicen e kishin socialiste (170), ndjekut nga demokratet (75) dhe nga OMONIA (5).

Parlamenti i asaj kohe drejtohej nga Kastriot Islami. Ai u zgjodh deputet nga lista e Partisë së Punës dhe Frontit Demokratik.

Sipas procesverbalit zyrtar të seancës plenare, i cili është i vetmi dokument autentik arkivor, Ligji 7501 është shqyrtuar, diskutuar dhe miratuar kuturu, duke u votuar në mënyrë “fshatçe” pa përcaktuar apo shënuar numrin e votave që ka marrë në fillim në parim, më pas të 27 neneve e Ligjit 7501, ndërkohë që ajo që është më e rëndësishme dhe që përbën faktin më skandaloz, ligji që ndau tokat e shqiptarëve nuk është votuar në tërësi, çka përbën një shkelje të rëndë ligjore dhe kushtetuese. Sipas praktikës parlamentare, Rregullores së Kuvendit të asaj kohe, drafti në seancë votohet në parim, nen për nen dhe më pas në tërësi.

Qeveria paraqiti një variant në Kuvend për ndarjen e tokës në përdorim, i cili më pas ndryshon gjatë diskutimeve pas kundërshtimit të fortë të grupit parlamentar të Partisë Demokratike. Socialistët, në të gjitha ditët e diskutimit u shprehën kundër dhënies në pronësi pa u bërë reforma fondamentale e tokës e në veçanti miratimi i Kushtetutës, i cili duhet të përcaktojë në mënyrë restriktive qëndrimin mbi tokën bujqësore dhe pronën private në veçanti.

Po kunder u shprehen edhe demkratet. Azem Hajdari, në fjalimin e gjatë të përgatitur me kujdes i kërkoi Partisë Demokratike që të mos marrë pjesë në votimin e ligjit të ri për tokën dhe të mbajë një qëndrim pas kongresit të parë të saj që ishte i parashikuar në gusht, në të cilin duhej të vendosej një normë programore edhe për tokën.

Por në dy ditët e fundit, me ndërhyrjen e Kryeministrit Bufi dhe kreut të PS-së, Fatos Nano, teksti ndryshon dhe në mënyrë të rrufeshme termi “përdorim” kthehet në “pronësi”, pa u konsultuar paraprakisht. Çështja shkakton paqartësi te deputetët socialistë, të cilët në fund vihen të votojnë në mënyrë kaotike pa e ditur se si dhe pse.

PS: per me shume lexoni nje shkrim brilant te kolegeve Ylli Pata dhe Bledar Hoti te botuar ne Gazeten SHQIP rreth 9 vjet me pare. NJe dosier qe ja vlen ta lexosh deri ne rrjeshtin e fundit..

Share: