Home KRYESORE Ish kryeministri Sali Berisha merret nesër në pyetje nga GJKKO

Ish kryeministri Sali Berisha merret nesër në pyetje nga GJKKO

Ditën e nesërme do të zhvillohet seanca gjyqësore për ish kryeministrin Sali Berisha, ndaj të cilit GJKKO ka caktuar masën ‘detyrim paraqitje’ për çështjen e kompleksit Partizani.

Ish-kryeministri Sali Berisha do të merret në pyetje nesër në orën 14:oo, ndërsa ende nuk i është komunikuar masa.

Pak më parë në banesën e tij zbarkuan oficerët e policisë Gjyqësore për t’i komunikuar masën, por Berisha nuk ndodhej në banesë.

Berishës i është caktuar masa “detyrim paraqitje” dhe i është bllokuar pasaporta, pas akuzave për dosjen e privatizimit të ish-kompleksit sportiv “Partizani”.

Sali Berisha dyshohet për korrupsion pasiv të funksionarëve në bashkëpunim. Veç tij, Gjykata e Posaçme vendosi detyrim paraqitje edhe për biznesmenin Fatmir Bektashi, ndërsa ra në pranga dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi.

Vendimet u dhanë dy ditë më parë, ndërsa Berisha e konsideron një komplot të SPAK-ut në bashkëpunim me kryeministrin Edi Rama.

Top Channel

Share: