Home KRYESORE Bardhi e quajti veprimin e SPAK “antikushtetues” për Berishën, Açka: Nuk mund...

Bardhi e quajti veprimin e SPAK “antikushtetues” për Berishën, Açka: Nuk mund të flasë në emër të PD-së

Deputetja e Partisë Demokratike Flutura Açka, pjesë e grupit të Lulzim Bashës, ka reaguar menjëherë pas deklaratës së Kreut të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike në lidhje me masën e sigurisë ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha. Açka tha se deklarata e Bardhit nuk përfaqëson Partinë Demokratike dhe se ajo mbështet hetimet për Kreun e PD-së Sali Berisha. Açka theksoi se Reforma në Drejtësi është bërë për të hetuar të gjithë funksionarët pa ndikim.

“Deklarata e deputetit Gazment Bardhi, nuk përfaqëson Grupin Parlamentar të PD-së. Ne mbështesim plotësisht hetimet që zhvillon drejtësia. Drejtësia duhet të veprojë ndaj kujtdo që ka shkelur ligjin, ka abuzuar me paratë dhe besimin e shqiptarëve.”

Share: