Janë përshkallëzuar luftimet mes Izraelit dhe organizatave të armatosura palestineze në Gaza. Lidhur me këtë, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës u bëri thirrje të dielën palëve përkatëse të ruajnë gjakftohtësinë dhe të jenë të përmbajtur, të zbatojnë menjëherë armëpushimin, të mbrojnë civilët dhe të parandalojnë përkeqësimin e situatës.
Zëdhënësi u shpreh se bashkësia ndërkombëtare duhet të nxitë palestinezët dhe izraelitët që të rifillojnë sa më parë bisedimet për të kërkuar rrugën e përhershme drejt paqes së qëndrueshme. Kina do të vazhdojë të punojë së bashku me bashkësinë ndërkombëtare për këtë qëllim.foto dhe artikulli janë ofruar nga CRI.CN