Home Gjeo-Ekonomia Në kuadër të Procesit të Berlinit/ Takimi Gerapetritis-Rama, diskutime për marrëdhëniet mes...

Në kuadër të Procesit të Berlinit/ Takimi Gerapetritis-Rama, diskutime për marrëdhëniet mes dy vendeve

Pas vizitës së tij në Tiranë në Ministerialin e Ministrave të Jashtëm në kuadër të Procesit të Berlinit për integrimin e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian, ministri i Jashtëm grek Georgios Gerapetritis në një deklaratë për mediat ka theksuar se gjatë takimit me kryeministrin Rama dhe homologun e tij shqiptar Igli Hasani ka diskutuar çështjet që kanë të bëjnë me marrëdhëniet mes dy vendeve.

Mes të tjerash ka thënë ai ka shtruar edhe çështjen Beleri, vazhdimin e mbajtjes së tij në paraburgim dhe refuzimin e kërkesës që ai ka bërë për tu betuar dhe për të marrë detyrat që i kanë dhënë qytetarët e Himarës. Ky refuzim i vazhdueshëm i kërkesës së tij -ka deklaruar Gerapetritis -përbën një devijim të dukshëm nga ekzistenca e ligjeve europiane dhe sigurisht nga prezumimi i pafajësisë.

Gjithashtu Gerapetriti bën me dije se pati rastin të takohet me përfaqësues të pakicës kombëtare greke si dhe me Kryepeshkopin e Shqipërisë. U informova – ka thënë ai- si për çështje që kanë të bëjnë me minoritarët , si kërkesa për të pasur integritet në procesin e regjistrimit që po zhvillohet aktualisht në Shqipëri, ashtu edhe për punën e madhe arsimore, fetare dhe kulturore të kryer nga Kryepeskopia ,të cilën do të mbështesë shteti grek ashtu siç ka bërë vitet e mëparshme.

Sa i përket procesit të Berlinit Gerapetriti ka thënë se është një proces i cili u inicua nga Greqia që në vitin 2003, kur u përcaktua rruga evropiane e shteteve të Ballkanit Perëndimor në Axhendën e Selanikut dhe se kemi të bëjmë me një traktat për prosperitetin dhe paqen e rajonit në kushtet që ka vendosur Këshilli Evropian.

Share: