Mendja njerëzore ndikohet shumë më tepër nga emocionet se sa nga faktet statistikore.
Eshtë provuar në rrugë eksperimentale, psh, se njerzit janë më të gatshëm t’i nënshtrohen nje operacioni kur u thuhet se mundësitë e shërimit janë 90 përqind, sesa kur u thuhet se mundesitë e vdekjes janë 10 përqind.
Çfarë e shkakton këtë nonsens? Kur në mes hyjnë emocione si frika, ankthi, turpi etj., jemi të prirur të mendojmë apo të paragjykojmë?
Megjithatë kurrë mos mbetshim pa emocione dhe mbase edhe pa paragjykime, se kësaj bote s’i dilet vetëm me arsyetime e logjikë🤡
(Nga cikli “Dritëhijet e racionales”)