Gjatë seancës së sotme parlamentare, kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla ka akuzuar deputetët e Rithemelimit se “PS”
Deputetët e Rithemelimit kanë bllokuar foltoren ndërsa deputetët e PS-së po flasin nga karriget e tyre pasi kaosi në Kuvend po vazhdon ende.
Deputeti i PD, Flamur Noka është duke i fikur mikrofonat e të gjithë deputetëve të PS sa nisin të flasin nga vendi i tyre.
Ndërkohë me pretendimin se do fliste për procedurë Bardhi mbajti fjalën në foltore ku akuzoi maxhorancën se po dikton opozitën.
Pas disa minutash Nikolla i ndërpreu fjalën pasi i tha se nuk po fliste për procedurë./Opinion.al