Nga Korab Blakaj
Palestinen e njohin 130 shtete!
Kosovën e njohin 117 shtete !
Ukraina është anëtare e OKB së,
Armenia poashtu ….
Por, ajo dhe vetëm ajo, kujdesi mbi të cilën tek ne është në duart e politikanëve aksidentalë,miopë, pra – FORCA FIZIKE -, garanton sigurinë e shtetit dhe vazhdimësinë e jetës së një kombi !
Mbrojtja e Atdheut është detyrë mbi detyrat .
E si mund ta mbrojnë atdheun ata të cilët pas 33 , respektivisht 23 vitesh nuk janë në gjendje ta zbukurojnë qiellin tonë me një avion bombardimi , madje me një helikopter ?
Atij trupgjatit mendjeshkurtër andej ia ruan qiellin aviacioni grek, detin marina italiane , këtij filozofit këndej i shijon gjumi në sigurinë e trupave të huaja !
Dhe kanë fytyrë të flasin e të bëjnë politikë e diplomaci titanësh ….
Çdo burrë është i denj për gruan që mban, ashtu si çdo popull meriton politikanët që ka !