Home Gjeo-Ekonomia Para Samitit të Procesit të Berlinit në Tiranë, Rama takim me Presidentin...

Para Samitit të Procesit të Berlinit në Tiranë, Rama takim me Presidentin Begaj, zbardhen diskutimet

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me Presidentin e Republikës, Bajram Begaj ditën e sotme në kuadër të Samitit të Procesit të Berlinit në Tiranë.

Në postimin në Facebook Rama u shpreh se ka diskutuar me Begajn temat e Samitit të Procesit të Berlinit që do të mbahet në kryeqytet, si edhe vizitën e Presidentit të Republikës së Francës, Emanuel Macron.

Kjo vizitë do të jetë e para bilaterale e një kreu të shtetit francez në historinë e shtetit shqiptar.

360grade.al

Share: