Home Gjeo-Ekonomia Pensionistët nuk do ‘enden’ më dyerve të gjykatave: Vitet e punës dhe...

Pensionistët nuk do ‘enden’ më dyerve të gjykatave: Vitet e punës dhe kontributet do njihen automatikisht!

Në bazë të disa ndryshimeve në ligj, tashmë ka ndryshuar skema për përllogaritjen e pensionit. Pikërisht për këtë temë që prek veçanërisht ata që kanë punuar shumë gjatë viteve të komunizmit, ka folur për Klan News ekspertja e çështjeve ekonomike Teuta Kortoçi.

Në intervistë për gazetarin Besard Jacaj, Kortoçi u shpreh se nuk është me e nevojshme paraqitja e dokumentave, proceset gjyqësore për të vërtetuar vitet e punës apo kontributet, pasi ato do të njihen automatikisht.

“Qytetari nuk ka më nevojë të rendë në dyert e gjykatave për të vërtetuar vitet e tij të punës, ky individ tashmë do t’i njohë këto vite pune. Në ligjin aktual kemi ndryshueshmëri për të ardhmen. Elementi i dytë favorizues është rritja e koeficentit. E para njohja e viteve apriori te punës në vitet e komunizmit dhe ndryshimi i koeficentit të përllogaritjes së pensionit. Në momentin që ky ligj ekziston, këta qytetarë që janë në proces gjyqësor nuk e vijojnë më sepse ligji ua jep si të drejtë dhe janë përfituesit.”

Kjo përllogaritje e re e pensionit do pasohet me një rritje të vogël të tij.

“Në momentin që ne plotësojmë moshën e daljes në pension, automatikisht plotësohen vitet dhe kontributet, përmes një formule si vjetërsinë dhe se sa kontribute në para ke derdhur. Por duke qenë se bëhet fjalëpër një periudhë tranzicioni ku pagat janë në rritje, diferenca është e ndjeshme dhe këto vlera e kontributeve është duke u rritur. Ndryshimi i koeficentit, është rritur në mënyrë që pensioni që do llogaritet të jetë edhe më i lartë. Por sigurisht janë rritje të vogla.”/tvklan.al

Share: