Home Gjeo-Ekonomia Ramush Haradinaj në Tiranë, “takim vëllazëror” me Ramën: I kërkova të ndihmojë...

Ramush Haradinaj në Tiranë, “takim vëllazëror” me Ramën: I kërkova të ndihmojë Kosovën

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ndodhet në Tiranë, ku është pritur nga kryeministri Edi Rama. 

Haradinaj, në një postim në Facebook e ka quajtur vëllazëror takimin, ndërsa tha se u diskutua për zhvillimet dhe sfidat që po kalon Kosova.

“Sot në Tiranë një takim vëllazëror me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Diskutuam për zhvillimet që po kalon Kosova, Shqipëria dhe rajoni dhe për proceset që na presin, veçanërisht për sfidat e Kosovës në çështjet që kanë të bëjnë me dialogun, sigurinë dhe perspektivën e integrimeve euro-atlantike”, shkruan kryetari i AAK-së, në një postim në Facebook.

Ai gjithashtu shton se i ka kërkuar kryeministrit që në të gjitha nivelet e bisedave me faktorin ndërkombëtar e kombëtar të ndihmojë në tejkalimin e sfidave që i ka Kosova dhe të përshpejtojë integrimin e saj.

Për më tepër, Haradinaj e ka falenderuar pëzemërsisht për kujdesin e tij dhe të shqiptarëve ndaj Kosovës.

“I kërkova kryeministrit shqiptar që në të gjitha nivelet e bisedave me faktorin ndërkombëtar e kombëtar të ndihmojë në tejkalimin e sfidave që i ka Kosova dhe të përshpejtojë integrimin e saj. E falënderova përzemërsisht për kujdesin e tij dhe të Shqipërisë në këtë periudhë jo të lehtë që po kalon Kosova”, shton ai.

Top Channel

Share: