Rreth 4 mijë persona nga 50 shtete të ndryshme të botës, janë regjistruar për të qenë pjesë e Maratonës së Tiranës, që do të mbahet të dielën e 22 tetorit në Tiranë.
Ky event i rëndësishëm sportive do të sjellë edhe kufizime në trafik për shkak të bllokimeve të akseve të ndryshme rrugore. Me qëllim organizimin dhe mbarëvajtjen e aktivitetit më të madh sportiv që zhvillohet në vendin tonë, Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, ka hartuar një plan masash që do të prekin këmbësorët por edhe lëvizjen e makinave.
Kufizimet nisin që ditën e shtunë ku do të bllokohet bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, pasi aty do të mbahet maratona “for run”, nga nxënësit e shkollave të Tiranës.
“Në datën 21 bllokohet bulevardi “Dëshmorët e Kombit. Por ky bllokim është i shkurtër. Kufizimin e qarkullimit të automjeteve në datën 22 Tetor 2023 nga ora 08:00 deri në orën 16:00 për mbarëvajtjen e aktivitetit sportiv “Maratona e Tiranës 2023” të organizuar nga Bashkia Tiranë, në akset e mëposhtme:
– Në sheshin “Nënë Tereza” duke vazhduar në të gjithë bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, rruga “Gjergj Filipi”, rruga “Papa Gjon Pali II”, rruga “Ismail Qemali”, bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, bulevardi “Bajram Curri”, kryqëzimi me rrugën “e Elbasanit”, rruga “George Ë. Bush”, rruga “Abdi Toptani”, bulevardin “Zogu I”, “Bulevardi i Ri”, rruga “Ded Gjo Luli”, rruga “e Durrësit”, rruga “e Kavajës”, rruga “Myslym Shyri”, bulevardi “Zhan D’Ark” nga kryqëzimi me urën e Gjykatës së Rrethit Tiranë deri te ura Taiëan, bulevardi “Bajram Curri” nga kryqëzimi me urën e Gjykatës së Rrethit Tiranë deri te ura Taiëan, rruga “Ibrahim Rugova” dhe rruga “Lek Dukagjini”, më përjashtim të mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit”,tha Gentjan Vocaj, shef i qarkullimit.
Policia e Shtetit dhe ajo bashkiake i bëjnë apel të gjithë personave që kanë parkuar makinat në zonat ku është vendosur sinjalistikë provizore nga bashkia t’i largojnë ato pasi në të kundërt mjetet do të merren me karotrec. Po ashtu rregulla të caktuara do të kenë edhe këmbësorët të cilët duhet të lëvizin vetëm në trotuar dhe për të kaluar nga një anë e rrugës në tjetrin duhet të ndjekin udhëzimet e punonjësit të policisë. Ky është viti i shtatë që në Tiranë organizohet maratona, ku pritet të ketë edhe fitues sipas disiplinave.
Top Channel