Një aksident tragjik ka ndodhur këtë të martë në Itali me pasojë vdekjen dhe plagosjen e dhjetëra personave.
Numri i të vdekurve nga aksidenti i ndodhur në Mestre deri tani është 21, 12 janë lënduar dhe disa janë të zhdukur.
Autobusi u përplas, ra nga mbikalimi dhe përfundoi në fund të shinave të hekurudhës që shkojnë përgjatë rrugës dhe më pas mori flakë.
Mjeti fluturoi rreth 10 metra në mbikalimin e rrugës lidhëse që të çon nga Mestre në drejtim të Marghera dhe autostradës A4.
https://nuovavenezia.gelocal.it/embed/regione/2023/10/03/video/autobus_precipita_dal_cavalcavia_le_prime_immagini_della_tragedia_di_mestre-13615351/
Disa nga viktimat e para të gjetura dyshohet se janë djegur, ndërsa mes tyre mendohet se janë dy të mitur.
Të paktën 12 persona u plagosën, të cilët janë transportuar në spitalet e Mestres, Padovës, Trevisos, Miranos dhe Dolos.
Kryeministrja Giorgia Meloni reagoi për aksidentin e rëndë duke shprehur ngushëllime të thella për familjet e viktimave.
“Shpreh ngushëllimet e mia më të thella, personale dhe të gjithë qeverisë, për aksidentin e rëndë që ndodhi në Mestre. Mendimet e mia shkojnë për viktimat, familjet dhe miqtë e tyre. Jam në kontakt të ngushtë me kryebashkiakun Luigi Brugnaro dhe me ministri Matteo Piantedosi për ndjekjen e lajmeve mbi këtë tragjedi”, tha kryeministrja, Giorgia Meloni.
“Të paktën njëzet të vdekur, një tragjedi e madhe. Autobusi i përfshirë në aksident po shkonte nga Venecia në Marghera, plot me njerëz që ktheheshin nga puna në shtëpi. Ai ka dalë plotësisht nga rruga dhe ka fluturuar nga ura. Ishte autobus, ishte autostradë. Jemi në zi, jam përpjekur t’ju jap informacionin që kam”, tha kryebashkiaku Luigi Brugnaro.
Top Channel