Home KRYESORE Sot seanca në GJKKO për caktimin e masës ndaj Sali Berishës, kush...

Sot seanca në GJKKO për caktimin e masës ndaj Sali Berishës, kush avokat shteti do ta përfaqësojë?

Sot mbahet seanca eradhës gjyqësore në GJKKO për ish-kryeministrin Sali Berisha, ndaj të cilit ka nisur një hetim për akuzën e korrupsionit pasiv për çështjen e privatizimit të kompleksit Partizani. Seanca do të në orën 10:00.

Ndërkohë, dje Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka vendosur të heq nga mbrojtja e ish-kryeministrit Sali Berisha avokatin e caktuar më parë, Artan Simoni. Ndërrimi i avokatit ka ardhur kërkesë nga Prokuroria, pasi Simoni ka ofenduar dhe fyer kryedemokratin Berisha në rrjetet sociale.

“Me kërkese te Prokurorisë, me qellim garantimin e mbrojtjes efektive, Gjykata zëvendësoi avokatin Artan Simoni me avokat tjetër nga lista e avokatëve kryesisht dhe i la kohë të njihet me aktet. Seanca do të zhvillohet në datën 26.10.2023 ora 10am.”, thuhet në njoftimin e GJKKO-së.

Berisha, i cili ka dominuar skenën politike në vend që prej vitit 1991, po përballet me akuza për korrupsion pasiv për favorizimin e dhëndrit të tij, Jamambër Malltezi. Malltezi akuzohet gjithashtu për korrupsion dhe pastrim parash në lidhje me ndërtimin e një kompleksi pallatesh në Tiranë.

360grade.al

Share: