Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lëshuar një urdhër arresti për Jamarbër Malltezin, dhëndrin e ish kryeministrit Sali Berisha.
Mësohet se Malltezi është ndaluar nga policia në aeroportin e Rinasit ku sapo ishte kthyer nga një shtet i Bashkimit Europian. Malltezi ka qenë nën hetim nga SPAK dhe ka dëshmuar disa herë për aferën e privatizimit të kompleksit Partizani.