Home Gjeo-Ekonomia Kërcënimi nga terrorizmi/ Traktati i Shengenit pezullohet për dhjetë ditë, kontrolle në...

Kërcënimi nga terrorizmi/ Traktati i Shengenit pezullohet për dhjetë ditë, kontrolle në pikat e kalimit kufitar në Itali

Italia ka vendosur kontrolle në 22 pika të kalimit kufitar me Slloveninë dhe Austrinë, mes masave të marra kundër terrorizmit.

Kontrollet në kufi nisën prej orës 14:00, ku në pikën e rëndësishme të kalimit kufitar Fernetti janë të pranishëm edhe oficerë policie dhe ushtria.

Pezullimi i Traktatit të Shengenit ndodhi për arsye sigurie të lidhura me infiltrimin e mundshëm të terroristëve përmes ‘rrugës ballkanike’ përgjatë vendeve ballkanike.

Nga sot do të kërkohen dokumentet kur të hyni dhe dilni nga Italia.

Edhe Sllovenia ka vendosur, duke nisur nga sot, kontrolle të ngjashme të përkohshme në kufijtë me Kroacinë dhe Hungarinë.

Në kuadër të këtij operacioni në Friuli Venezia Giulia pritet mbërritja e 350 agjentëve dhe ushtarëve.

Për momentin, një samit është planifikuar të mbahet në Trieste, i thirrur nga Ministri i Brendshëm, Matteo Piantedosi, me autoritetet sllovene dhe kroate më 2 nëntor.

“Marrëveshja e Shengenit nuk ka vdekur por është prishur”, u tha nga Gjermania dhe Austria në takimin e ministrave të Brendshëm, ndërsa Komisionerja e Punëve të Brendshme të BE-së, Ylva Johansson, nënvizoi se rikthimi i kontrolleve kufitare “dëmton lirinë e lëvizjes . 

Vetë Presidenti i Republikës Sergio Mattarella, në takimin me prefektët dhe këshilltarët e prefekturave të sapoemëruara, përsëriti se kërcënimet e terrorizmit vënë në rrezik “lirinë e qytetarëve, të cilëve duhet t’u garantohen gjithmonë të drejtat themelore të shprehjes dhe socializimit”, sanksionuar nga Karta jonë themelore”.

Kriza ndërkombëtare, me rrezikun gjithnjë e më shumë në rritje të konfliktit arabo-izraelit i cili mund të përhapet në të gjithë Lindjen e Mesme, sulmet dhe alarmet e përsëritura në disa qytete evropiane, kanë bërë që Italia dhe 10 vende të tjera të mbyllin kufijtë e tyre, duke pezulluar lëvizjen e parashikuar nga Traktati i Shengenit.

Në total, njëmbëdhjetë vende kanë rifutur kontrollet kufitare, Italia, Sllovenia, Austria, Gjermania, Franca, Republika Çeke, Polonia, Sllovakia, Suedia, Danimarka dhe Norvegjia, të cilat edhe pse nuk janë pjesë e BE-së, i bashkohen zonës Shengen.

Top Channel

Share: