Home Gjeo-Ekonomia Varshava dhe Kievi një hap para në marrëveshjen për tranzitin e grurit...

Varshava dhe Kievi një hap para në marrëveshjen për tranzitin e grurit të Ukrainës

Ky është përparimi i parë që nga fillimi i një konflikti diplomatic midis dy aleatëve që u shkaktua kur Polonia vendosi një ndalim të importeve të grurit ukrainas.

Qeveria populiste në Varshavë, e cila pritet të mbajë zgjedhjet e përgjithshme me 15 tetor, tha se embargoja ishte krijuar për të mbrojtur fermerët vendas kundër një kolapsi të çmimeve të drithërave.

Sipas marrëveshjes së së martës, e cila përfshin edhe Lituaninë, disa drithëra ukrainas të destinuara për tregjet botërore do të kalojnë tranzit direkt përmes Polonisë pa iu nënshtruar kontrolleve në kufirin polak.

“Ne kemi rënë dakord për një çështje të rëndësishme,” u tha gazetarëve ministri polak i Bujqësisë Robert Telus pas një takimi në internet me ministra nga Ukraina dhe Lituania.

“Nga nesër, drithërat që kalojnë tranzit në tregjet botërore nëpërmjet Lituanisë do t’i nënshtrohen kontrolleve në një port lituanez dhe jo në kufirin Poloni-Ukrainë.”

Ministria ukrainase e bujqësisë tha se marrëveshja do të “përshpejtonte tranzitin përmes Polonisë”. Ukraina dhe Lituania “mbështesin këtë mekanizëm kontrolli dhe e konsiderojnë atë si një hap konstruktiv”, tha ai

Negociatat për kalimin e grurit ukrainas në tregun e brendshëm polak kanë filluar, por po përparojnë ngadalë. Ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba tha më 28 shtator se “lufta e grurit” ishte e dëmshme për të dy vendet.

“Ne i kemi përcjellë Polonisë sinjale të qarta për angazhimin tonë për një zgjidhje konstruktive”, tha Kuleba për Interfax-Ukraine.

“Ne nuk kemi nevojë për këtë luftë gruri dhe as Polonia.”

Polonia ka qenë një nga mbështetësit më të vendosur të Ukrainës që nga pushtimi i Rusisë në shkurt 2022 dhe është një nga furnizuesit kryesorë të Kievit me armë.

360grade.al

Share: