Home Gjeo-Ekonomia Kurti: Çështja më urgjente sot është siguria për Kosovën dhe ndëshkimi për...

Kurti: Çështja më urgjente sot është siguria për Kosovën dhe ndëshkimi për Serbinë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar ndërkombëtarët që të dënojë Serbinë për sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit, ku mbeti i vrarë Afrim Bunjak

Kurti nënvizoi se çështja me e rëndësishme dhe urgjente sot është siguria për Kosovën dhe ndëshkimi për Serbinë.

Teksa foli në tryezën e Institutit të Prishtinës për Studime Politike (PIPS) për Procesin e Berlinit, Kurti tha se Serbia nuk është e interesuar për bashkëpunim rajonal dhe as anëtarësim në Bashkimin Evropian, derisa planifikon aneksimin e territorit të Kosovës.

Sipas tij, shumica e sulmueseve të përfshirë në sulmin terrorist në veri janë pjesëtarë të organizatave “Mbrojta Civile” apo “Brigada Veriore”, të cilat janë shpallur terroriste nga qeveria më 29 qershor të këtij viti.

“Çështja më e rëndësishme dhe urgjente sot është siguria për Kosovën e sulmuar dhe ndëshkimi për sulmuesit. Ndëshkimi për sulmuesit nënkupton, ndëshkimin e Serbisë e cila e mbështeti financiarisht, ushtarakisht, logjistikisht, politikisht, publikisht dhe zyrtarisht atë që ndodhi në Banjskë të Zveçanit të dielën e 24 shtatorit. Por të njëjtën kohë edhe ekstradimi dhe dorëzimi i të gjithë atyre që janë duke u përndjekur, sepse ikën nga vendi i krimit dhe shteti ynë. Gjithashtu më lejoni të iu përkujtoj se me 29 qershor ne kemi shpallur dy organizata terroriste “Mbrojtjen Civile” dhe “Brigadën Veriore” të cilat kanë vepruar dhe veprojnë në territorin e Kosovës në mënyrë ilegale dhe klandestine. Nëse diçka tregojnë informatat preliminare është se shumica dërrmuese e atyre të përfshirëve në këtë sulm terrorist dhe kriminal që rezultoi me vrasjen e rreshterit policor Afrim Bunjaku është se ata ishin pjesëtarë ose të “Mbrojtjes Civile” ose të “Brigadës Veriore” apo të dyja këtyre”, tha ai.

Top Channel

Share: