Home Gjeo-Ekonomia Von der Leyen sot vizitë zyrtare në Kosovë, takohet me presidenten Osmani...

Von der Leyen sot vizitë zyrtare në Kosovë, takohet me presidenten Osmani dhe kryeministrin Kurti

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, sot do të qëndrojë për vizitë në Kosovë.

Von der Leyen në Prishtinë do të mbajë takime me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.

Pas vizitës në Prishtinë, Von der Leyen pasdite do të udhëtojë për në Beograd, ku do të takohet me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiç dhe kryeministren, Ana Bërnabiç.

Vizita në Kosovë është në kuadër të një vizite katërditore në rajon, të cilën Von der Leyen e ka nisur të dielën në Maqedoninë e Veriut.

Ajo gjithashtu do të qëndrojë për vizitë në Mal të Zi dhe Bosnjë e Hercegovinë. Vizita vjen pas takimeve që Von der Leyen pati në Shqipëri në fillim të këtij muaji, në datat 15-16 tetor, ku mori pjesë në Samitin e Procesit të Berlinit.

Top Channel

Share: