Home Gjeo-Ekonomia Sulmet izraelite në Gaza, nga 7 tetori janë dëmtuar 47 xhami dhe...

Sulmet izraelite në Gaza, nga 7 tetori janë dëmtuar 47 xhami dhe 3 kisha

Sulmet e vazhdueshme izraelite në Rripin e Gazës që nga 7 tetori kanë çuar në shkatërrimin e 47 xhamive dhe dëmtimin e tre kishave.

“Bastisjet izraelite në Rripin e Gazës kanë shkaktuar shkatërrimin e 47 xhamive dhe kanë dëmtuar tre kisha dhe 203 shkolla, përveç 80 ndërtesave qeveritare”, tha drejtori i zyrës, Salama Maarouf, në një konferencë për shtyp, raporton agjencia e lajmeve turke Anadolu.

Ai tha se numri i personelit mjekësor të vrarë kishte arritur në 116, së bashku me 18 anëtarë të ekipeve të shpëtimit dhe ekuipazheve të mbrojtjes civile dhe 35 gazetarë.

360grade.al

Share: