Home Gjeo-Ekonomia Bllokimi i negociatave dhe betimi i Belerit, Rama: Nuk ndërhyj në punët...

Bllokimi i negociatave dhe betimi i Belerit, Rama: Nuk ndërhyj në punët e drejtësisë, kur të veprojë Greqia do komentoj

Kreu i qeverisë, Edi Rama është pyetur lidhur me “kërcënimin” e Greqisë për bllokim negociatash pas mosmarrëveshjeve për çështjen “Beleri”. Rama tha se çështja e kryebashkiakut të Himarës, i përket drejtësisë dhe qeveria nuk do të ndërhyjë.

Lidhur me bllokimin e negociatave nga ana e Greqisë, kryeministri tha që edhe mund të ndodhë dhe se komentin e tij do ta japë kur të ndodhë një gjë e tillë.

“Opinioni që kam marrë nga këshilltarët e mi për çështjen e Fredi Belerit, është ai që më ka vendosur në këtë pozicion, që nuk e kemi shkarkuar kryebashkiakun e Himarës. Sa i përket kërcënimit, nuk dua të ushqej një debat ku nuk unë dhe qeveria nuk jemi palë. Bëhet fjalë vetëm për një individ që është arrestuar për blerje votasht. Një individ që është në proces gjyqësor në Gjykatën Kundër Krimit të Organizuar, është në proces të bërjes së betimit dhe qeveria nuk ka asnjë rol për të luajtur. Ne nuk ndërhyjmë në asnjë formë dhe asnjë mënyrë në punën e institucioneve të drejtësisë të SPAK dhe GJKKO. Reformën në drejtësi në letër e kemi hartuar në, ndërsa në realitet e realizojnë ata. A mundet Greqia të bllokoje negociatat? Edhe mundet, por çfarë pastaj. Nëse do ndodhë, ateherë do jap komentin tim”, u përgjigj Rama.

360grade.al

Share: