Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Joseph Borell, i kërkoi Izraelit të mos lejojë që një “tmerr” të justifikojë tjetrin, duke nënkuptuar sulmet që po ndodhin.
“Unë e kuptoj inatin tuaj, por më lejoni t’ju kërkoj të mos ju përpijë inati. Jo larg nga këtu është Gaza. Një tmerr nuk justifikon tjetrin”, deklaroi ai.
Në vizitën e tij të parë në Izrael që nga sulmi i Hamasit më 7 tetor, Borrell shprehu solidaritetin e tij me izraelitët duke ngritur gjithashtu shqetësime rreth viktimave palestineze.
Izraeli ka sulmuar Gazën e drejtuar nga Hamasi nga ajri dhe nga toka, pasi militantët vranë 1200 civilë e morën 240 të tjerë peng. Hamasi njoftoi se më shumë se 11,000 palestinezë janë vrarë, shumica prej tyre gra dhe fëmijë.
Top Channel