Fredi Beleri, kryetari i zgjedhur i bashkisë së Himarës, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale pas vizitës së ministrit të Shtetit grek, Stavro Papastavrou.
Beleri shkruan se prezenca praktike e shtetit grek në paraburgim i jep forcë dhe optimizëm për një zgjidhje të drejtë të çështjes.
“Falënderoj përzemërsisht Ministrin e Shtetit, z. Stavro Papastavrou, për vizitën e tij në Burgun e Durrësit ku po qëndroj në paraburgim. Mbështetja e vazhdueshme dhe prezenca praktike e shtetit grek në paraburgimin tim të paprecedentë dhe të padrejtë, si dhe mohimin e të drejtës time për t’u betuar si Kryetar Bashkie, më japin forcë dhe optimizëm për një zgjidhje të drejtë të çështjes time, për të cilën jam plot shpresë”, shkruan Beleri.
360grade.al