Home Gjeo-Ekonomia “Hap vendimtar”, Cameron: Izraeli dhe Hamasi të sigurohen që marrëveshja të zbatohet...

“Hap vendimtar”, Cameron: Izraeli dhe Hamasi të sigurohen që marrëveshja të zbatohet plotësisht

Marrëveshja e rënë dakord nga Izraeli dhe Hamasi është një “hap vendimtar”. Kështu u shpreh sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, shkruan Sky News.

David Cameron përshëndeti marrëveshjen, duke thënë se ajo do të ndihmojë në “lehtësimin e familjeve të pengjeve” dhe adresimin e “krizës humanitare në Gaza”.

Ai u bëri thirrje të dyja palëve që të sigurohen që marrëveshja të “përfundohet plotësisht” dhe përsëriti zotimin e Mbretërisë së Bashkuar për të punuar me partnerët e saj për të parë të liruar më shumë se 200 pengjet e marra nga Hamasi.

Sipas marrëveshjes, do të ketë gjithashtu një armëpushim katër-ditor dhe ndihma humanitare do të lejohet të hyjë në të gjitha pjesët e Gazës.

Cameron tha se pauza në luftime ofron një “mundësi të rëndësishme për të siguruar që vëllime shumë më të mëdha të ushqimit, karburantit dhe ndihmave të tjera shpëtimtare mund të arrijnë në Gaza në baza të qëndrueshme”.

“Ne kemi dyfishuar tashmë angazhimin tonë për ndihmën ndaj palestinezëve këtë vit dhe do të punojmë ngushtë me OKB-në për të siguruar që ajo të arrijë tek ata që kanë nevojë,” shtoi ai

360grade.al

Share: