Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri ka reaguar për kaosin e krijuar seancat e fundit plenare në Kuvend.
“Pas zhvillimeve të fundit në Parlamentin e Shqipërisë, Bashkimi Evropian rikujton se një Parlament funksional që ushtron një rol efektiv mbikëqyrës dhe legjislativ është një shtyllë qendrore e procesit të anëtarësimit në BE. Dialogu politik konstruktiv dhe gjithëpërfshirës në parlament është shumë i rëndësishëm dhe në interes të qytetarëve shqiptarë”, sipas delegacionit të BE.
Kujtojmë se seancat e fundit plenare të kuvendit janë karakterizuar nga kaosi dhe nuk janë zhvilluar normalisht.
Vetëm 5 minuta zgjati seanca plenare e së hënës, kur pritej të diskutohej projektligji më i rëndësishëm ekonomik i vitit, “Projekt Buxheti 2024″.
Deputetët e opozitës grumbulluan sërish karriget në foltore, ndërsa u përplasën fizikisht me disa prej punonjësve të Gardës.
As kontrollet e shtuara në hyrje të Kuvendit nuk i ndaluan deputetët e opozitës të merrnin flakadanët, të cilët i ndezën në nisje të seancës plenare. Situata u bë më kaotike kur njëri prej flakadanëve mori flakë.
Top Channel