Home Approccio Italo Albanese Këshilli i Ministrave miraton marrëveshjen Rama-Meloni 

Këshilli i Ministrave miraton marrëveshjen Rama-Meloni 

Këshilli i Ministrave ka miratuar marrëveshjen për emigrantët që kryeministri Edi Rama firmosi pak ditë më parë në Itali, me homologen e tij Giorgia Meloni. 

RATIFIKIMIN E PROTOKOLLIT, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS ITALIANE, PËR FORCIMIN E BASHKËPUNIMIT NË FUSHËN E MIGRACIONIT 

Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë 

V E N D O S I: 

Neni 1 

Ratifikimin e protokollit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës Italiane, për forcimin e bashkëpunimit në fushën e migracionit, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij ligji. 

Neni 2 

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”. 

Share: