Home KRYESORE Kjo nuk është opozitë, por as ajo tjetra nuk është pozitë!

Kjo nuk është opozitë, por as ajo tjetra nuk është pozitë!

Nga Ardi Stefa

Dhuna ka emër!

Ka nxitës dhe ekzekutues!
Ka gjeneralë e ushtarë nga të dyja krahët!

Të bësh dhunë në sallën e parlamentit me përmbysje karrigesh, flakadanë e zjarre nuk është normale.

Por as edhe të miratosh ligje kur situata në sallën e parlamentit është e pazakontë, nuk është normale!

Të dyja luajnë, duke fyer inteligjencën tonë.

Të dyja i shkelin syrin njëra-tjetrës dhe mbajnë në këmbë njëra- tjetrën!

Nganjëherë ata që duan të “të rrëzojnë”, janë arsyeja që qëndrojnë!

Të bësh politikë është e thjeshtë, por të bësh politikë të thjeshtë është e vështirë!

p.s: Nëse do ta dinim situatën aktuale 33 vite më parë…

Share: