Bjellorusia i ka rezistuar presionit të sanksioneve perëndimore dhe ka një treg për produktet e saj.
Kështu u shpreh të premten presidenti bjellorus, Aleksandër Lukashenko, shkruan RIA Novosti.
“Ne mbijetuam. Kemi një vend për të shitur produktet tona, që është gjëja më e rëndësishme”, tha Lukashenko.
Ai shprehu besimin e tij se nëse ka një shitës dhe një blerës, atëherë asnjë sanksion nuk mund të pengojë dhe kujtoi se ai i ndaloi anëtarëve të qeverisë që të arsyetojnë rënien e treguesve me ndikimin e sanksioneve
360grade.al