Home Ja Pse Shqiperia nuk behet si Zvicera Rrallkush diskuton vlerat, të gjithë qahen për çmimet!

Rrallkush diskuton vlerat, të gjithë qahen për çmimet!

Nga Çspajev Gjokutaj

Mos u kërko fëmijëve të bëhen të pasur, nxiti të gjurmojnë lumturinë, kështu do arrijnë t’i shohin gjërat nga vlerat që ato kanë dhe jo nga çmimi që u vënë në etiketë.

Të drejtë kishte Viktor Hygoi kur jepte këtë këshillë, po tek ne rrallkush diskuton vlerat, të gjithë qahen për çmimet.

Qahen të margjinalizuarit që jetojnë me 500 lekë në ditë dhe shumicën e ushqimeve i marrin veresie, qahen dhe pecogrosot e elitave për çmimet që japin juritë, gjithnjë të përfoluara e të anatemuara.

Si ta shpjegosh që të tërë, nga i pari tek i fundit, nga bajga tek ajka dhe anasjelltas, diskutojnë a më saktë përflasin çmimet, kurkush nuk merret me vlerat?

Thonë se çmimin e gjërave e përcakton tregu, kurse vlerën jeta. Mirë a keq tregu funksionoka, kurse jeta… Hë pra, a funksionon kjo jeta jonë🤪

( Nga cikli ‘Monopatet e ironisë’ )

Share: