Kryeministri Edi Rama është pjesë e takimit mes liderëve të pesë vendeve anëtare të NATO-s nga Europa Juglindore, i cili do të zhvillohet në Shkup. Përpara nisjes zyrtare të takimit, Rama ka deklaruar se kjo mbledhje vjen në një moment krizash të rëndë që rrezikojnë drejtëpërdrejtë sigurinë e rajonit, teksa takohet edhe me kreun e NATO-s, Jens Stoltenberg.
“Më vjen shumë mirë që ne mbidhemi këtu, në një moment jo të lehtë për të gjithë, në një moment krizash të rëndash të rënda që kanë potencialin të rrezikojnë drejtpërdrejt edhe rajonin tonë. Në një moment kur këtu në rajon të gjithë duhet të fokushemi te mbrojtja dhe ruajtja e asaj që kemi arritur, që është jo pak, një paqe dhe të kemi të gjitha forcat për ta bërë këtë paqe përfundimtare dhe të qëndrueshme”, theksoi Rama.
Mbledhja mes pese liderëve të vendeve të Europës Juglindore ka në fokus situatën aktuale në rajon dhe zgjidhjen e tensioneve të krijuara.
360grade.al