Komisioni Europian e ka gati draftin e Progres Raportit e vitin 2023 për Shqipërinë një kopje e të cilit është siguruar nga Top Channel.
Komisioni vëren se procesi screening nisur pas mbledhjes ndër qeveritare Shqipëri-BE më 19 Qershor 2022 është duke progresuar pa probleme. Progres raporti sjell këtë vlerësim për të zgjedhjet e fundit lokale.
“Zgjedhjet e 14 Majit 2023 u zhvilluan në një klimë të qetë por shqetësimi lidhet me keq-përdorimin e burimeve shtetërore. Pati pretendime për presione ndaj sektorit publik dhe votuesve, sikurse akuza për blerje vote. Skena politike dominohet nga polarizimi dhe një ndarje e fortë e vazhdueshme brenda partisë më të madhe të opozitës.”
Mbikëqyrja parlamentare thuhet në progres raport ndaj ekzekutivit mbetet e limituar. “Aktiviteti parlamentar vijoi të preket nga polarizimi politik dhe ndarja e thellë brenda opozitës. Megjithatë parlamenti ia doli me sukses të miratojë ligje të cilat forcojnë procesin e integrimit me BE-n dhe ky është një zhvillim për t’u përshëndetur.”
Komisioni Europian vlerëson dixhitalizimin e shërbimeve publike por kërkon shtimin e masave të sigurisë dhe mbrojtjen e të dhënave personale, pas sulmeve kibernetike të Gushtit 2022. Progres Raporti merr në analizë zhvillet në drejtësisë shqiptare.
“Shqipëria ka një nivel të moderuar përgatitje në funksionimin e drejtësisë. Zbatimi reformës në drejtësi vijon duke shënuar një progres të mirë. Prokuroria speciale SPAK arriti rezultate të tjera”-thuhet në raport.
Por Shqipëria duhet të garantojë vijimin e procedimeve kriminale ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve tek të cilët vetingu, gjeti elementë kriminal. Është bërë një progres i mirë me reformën në drejtësi deri në këtë periudhë të raportit.
Komisioni Europian mbërrin në këtë përfundim për luftën me korrupsionin.
“Shqipëria e ka një nivel përgatitje në luftën me korrupsionin. Pavarësisht progresit dhe vijimit të përpjekjeve kundra korrupsionit vijon të mbetet një fushë me shqetësim serioz. SPAK hetoi një numër çështjesh të nivelit të lartë, kreu arrestime e më pas dënime. Korrupsioni është evident në sektorin publik dhe jetën e biznesit dhe masat parandaluese kanë një impakt të limituar. Kërkohet forcimi hetimeve, ngritjes së akuzave dhe ndëshkimi final për rastet e korrupsionit të nivelit të lartë. Sikurse duhet shtuar konfiskimi aseteve kriminale në çështjet e lidhura me korrupsionin”– thotë raporti.
Ndërkohë për përballjen me krimin e organizuar progres raporti thotë.
“Shqipëria pati një bashkëpunim të mirë me agjencitë ligj-zbatuese europiane në luftën ndaj krimit të organizuar. Duhet më shumë përpjekje në luftën ndaj narkotikëve. Shqipëria duhet të bëj kujdes me mekanizmat e prodhimit të Kanabisit mjekësor pas miratimit të ligjit.”
Progres raporti vlerëson progresin në parandalimin e pastrimit të parave dhe daljen në Tetor nga lista grie Moneyval, por kërkon nga qeveria bërjen kujdes me çdo amnisti kriminale, të mundshme duke theksuar se ajo duhet të jenë të përputhje me legjislacionin e BE dhe atë ndërkombëtar.
Top Channel