Një 39-vjeçare shqiptare ka humbur jetën në një mënyrë të çuditshme pas një incidenti në një kishë në Itali.
Mësohet se viktima është identifikuar si Marinela Murati, ndërsa ka ndërruar jetë në kishën katolike “Madonna Pellegrina”, në Milano. Në kishë po mbahej një funeral dhe shqiptarja ka shkuar aty duke krijuar një skenë pasi ka bërtitur “Allahu Akber” (Zoti është i madh) dhe ka tentuar të rrëzojë statujat e kishës.
Por në momenti nqë efektivët i vunë prnagat, gruaja ka humbur ndjenjat. Ajo është dërguar në spital me urgjencë, por sapo ka mbërrirutr, mjekët e deklaruan të vdekur. Edne nuk dihet se çfarë i shkaktoi vdekjen shqiptares, teksa dy oficerë lokalë janë nën hetim për vrasje.
Do të jenë hetimet mjeko-ligjore dhe videot nga vendngjarja që do të duhet të përcaktojnë nëse policët kanë ushtruar dhunë të tepruar për të bllokuar gruan, apo nëse vdekja kishte një shkak krejtësisht të pavarur.
Autopsia është caktuar për të mërkurën në mëngjes në Institutin e Mjekësisë Ligjore të Universitetit të Pavias. Rezultati i ekzaminimit do të përcaktojë shkakun e vdekjes. Gjithashtu janë planifikuar analiza toksikologjike për të sqaruar nëse Marinela Murati ka marrë lëndë narkotike apo doza të tepërta droge atë mëngjes.
360grade.al