Kreu i grupit të PD, Gazment Bardhi ka komentuar progres raportin e Komisonit Evropian për Shqipërinë, ndërsa shprehet se e sipas tij, e nxjerr Shqipërinë e drejtuar nga Edi Rama si vendin me sëmundje të rënda të demokracisë.
Bardhit thekson se vlerësimi i KE për situatën alarmante të korrupsionit dhe krimit të organizuar, e nxjerr Shqipërinë poshtë mesatares në të dyja.
“Qeveria e Edi Ramës nuk ka në axhendë luftën serioze kundër krimit dhe korrupsionit. Përmes tyre, Edi Rama ble zgjedhjet dhe zgjat pushtetin e tij, që po rrënon çdo ditë shqiptarët”, thekson ai.
Reagimi i plotë
Shqipëria nuk plotëson asnjë standard europian politik, ekonomik dhe social. Skaneri i Komisionit Europian e nxjerr Shqipërinë e drejtuar nga Edi Rama si vendin me sëmundje të rënda të demokracisë.
Raporti konfirmon shqetësimet e drejta të opozitës për mungesën e lirisë në Parlament, për kufizimin e së drejtës kushtetuese për ngritjen e komisioneve hetimore, për përjashtimet arbitrare të deputetëve, për mungesën e përparimit në reformën zgjedhore.
Komisioni Europian vendos gishtin në plagë, kur vlerëson situatën alarmante të korrupsionit dhe krimit të organizuar. Niveli i Shqipërisë renditet nga Komisioni Europian poshtë mesatares në të dyja këto fusha jetike, sepse qeveria e Edi Ramës nuk ka në axhendë luftën serioze kundër krimit dhe korrupsionit. Përmes tyre, Edi Rama ble zgjedhjet dhe zgjat pushtetin e tij, që po rrënon çdo ditë shqiptarët.
Së fundi, e shoh të drejtë shqetësimin e Komisionit Europian për gjendjen e opozitës, prandaj është detyrim për ne që të shndërrohemi në një alternativë të besueshme qeverisëse, duke filluar më së pari në bërjen funksionale të opozitës. Sa më shpejt!
360grade.al