Home KRYESORE “A ke Sy me Pa”, Thotë Valbona Peraj

“A ke Sy me Pa”, Thotë Valbona Peraj

Me sa duket këngëtaria e mirënjohur shumë e dashur për publikun Valbona Peraj pas rikthimit me këngën “Mëkat” e cila u prit mjaftë mirë nga publiku nuk ka plane të ndalet . Ajo ka pak ditë që sapo ka publikuar klipin e saj të ri “A ke sy me mpa”një këngë kjo që ka marrë mijëra klikime menjëherë sapo është publikuar. Por kujt i thotë këngëtaria “A ke sy me mpa ” kjo është enigmë. Pasi në dukje ndoshta është një dedikim për ndonjë person të vecantë të Bonës, kjo mbetet për tu parë.

Kënga “A ke sy me mpa” është kthyer në një hit pasi ajo është ritmike ku jam e sigurt që nuk do të mungoj në asnjë dasmë po gëzim familjarë, por jo vetëm kaq kënga a ke sy me mpa do të jetë në të gjitha diskotekat e në cdo makinë për tju shoqëruar në rrugët e gjata, pse jo edhe në trafik, për të kaluar mërzitjen.

Me këtë këngë Valbona ka vendosur të mbylli me sukses vitin 2023 për të sjell të tejra projekte për vitin 2024. Shic shihet Valbona Peraj pas rikthimit në skenë nuk ka ndërmend të ndalet pasi në një kohë të shkurtër Peraj ka sjell një sër projektesh të reja. Ajo ka pak ditë gjithashtu që publikoi dhe një kolash me ritme të muzikës popullore me titullin Sherbelo ku dhe kjo është pritur mjaft mirë nga adhuruesit e zërit të Peraj .

Në klipin e këngës së fundit nuk mund të mos bjeri në sy edhe paraqitja e saj, e cila ishte mjaft joshëse dhe brilante. Ne nuk na mbete gjë tjetër vetëm se ti urojmë Bonës suksese për vitin 2024 dhe shpresojmë që të sjelli edhe me shumë këngë të reja, por pse jo ta shikojmë dhe në ndonjë projekt Televiziv.

Share: