Home KRYESORE Zbardhet kërkesa e SPAK: Berisha nuk duhet të komunikojë me asnjë person,...

Zbardhet kërkesa e SPAK: Berisha nuk duhet të komunikojë me asnjë person, përveç atyre që bashkëjeton

Ditën e sotme SPAK i ka kërkuar prokurorisë së Posaçme që ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, tashmë pa imunitet, të ashpërsohet masa ndaj tij në ‘arrest shtëpie’.

Ndërkohë në kërkesën zyrtare të SPAK, kërkohet po ashtu që Sali Berisha të mos ketë komunikim me asnjë person tjetër përveç personave që jetojnë me të në banesën e tij.
Kujtojmë se GJKKO ka shtyrë sot seancën për vendimin ndaj Berishës.

360grade.al

Share: