Home Gjeo-Ekonomia “Babai im është gjakftohtë, ra pre e mashtrimit”, djali i Fredi Belerit:...

“Babai im është gjakftohtë, ra pre e mashtrimit”, djali i Fredi Belerit: Ja pse na mbështet Greqia

Djali i Fredi Belerit, Petro Beleri ka folur për herë të parë pas arrestimit të babait të tij dy ditë para zgjedhjeve vendore të 14 majit.

Arrestimin e Belerit, i biri e konsideron si rrëmbim duke shtuar se i ati ra pre e një mashtrimi që iu bë.
“Drejtësia në Shqipëri duhet të funksionojë në mënyrë të pavarur dhe të paanshme. Nëse kjo do të ndodh atëherë shumë shpejt do të bëhen gjërat e kuptueshme. Domethënë, babai im të shkojë në pozitën e caktuar dhe e gjithë kjo skenë që është stisur në mënyrë kaq të keqe të bjerë në tokë.

Objektivi i popullit himariot por dhe i babait tim është të mos krijojë probleme por të zhvillohet Himara dhe integrimi i Shqipërisë në familjen europiane.  Kam qenë në kontakte të vazhdueshme me tim atë. Bëhet fjalë për një rrëmbim. Ne e pamë të gjithë se si u bë ai rrëmbim dhe këtë dikush e përkthen si arrest i menjëhershëm.

Ne kemi pamjet e atij arestimi. Bëhet fjalë për një mashtrim, babai im ra pre”, -tha ai në një intervistë  për Euronews Albania. Ai tha se i ati po pret me gjakftohtësi vendimet që do të marrë Gjykata. “Kur kam qenë në Tiranë të gjithë njerëzit që ishin atje na mbështesnin dhe na shikonin në mënyrë emotive. Të gjithë na thonin se çfarë është kjo gjë kështu. Të gjithë e dinë se çpo ndodh.

Babai im është gjakëftohtë dhe po pret Gjykatën që të nxjerrë vendimin, po pret procedurat dhe zhvillimet që do të kryen. Me shëndetin është mirë për momentin”,- është shprehur djali i Fredi Belerit. Ai nënvizoi gjithashtu dhe mbështetjen e Athinës për rastin e babait, ku tha se kryeministri Mitsotakis e njeh personalisht të atin. Sipas tij, interesi i shtuar i Athinës vjen për shkak se ata janë qytetarë grekë.

“Natyrshëm që po kemi pasur mbështetjen e Athinës. Këtu madje lidershipi politik ka treguar interes për këtë çështje, pasi ne jemi qytetarë grek. Në Himarë nuk jeton vetëm komuniteti shqiptar por dhe komuniteti grek.

Ju duhet ta perceptoni se kjo gjë është e vetëkuptueshme. Zoti Mitsotakis ka ardhur më 22 dhjetor në Himarë, na ka vizituar, na ka takuar nga afër dhe e ka takuar personalisht tim atë. Ju e kuptoni se ai nuk mund t’i pranojë disa gjëra.

Sigurisht që duhet të jemi vende mike, por kjo gjë duhet të zgjidhet. Familja evropiane ka disa rregulla ashtu edhe fqinjësia e mirë ka disa regulla. Për marrëdhëniet mes dy qeverive nuk dua të bëj asnjë koment”, tha ai.

360grade.al

Share: