Home KRYESORE Edmond Budina flet për PD: Sali Berisha do kishte ikur, e rizgjoi...

Edmond Budina flet për PD: Sali Berisha do kishte ikur, e rizgjoi Edi Rama me Lulzim Bashën

Duke folur për themelimin e Partisë Demokratike 30 vite më parë, regjisori Edmond Budina theksoi për News 24, se sot është shumë e rëndësishme për vendin që të ketë një opozitë të fortë.

“Asnjë ftesë, asnjë gjë. Fare! Natyrisht nuk më ka shqetësuar fare. Nëse kam bërë ndonjë gjë e kam bërë se ashtu e kam ndjerë. Sot më kanë ftuar të jem pjesë e takimit. Në dy-tre vitet e opozitës sidomos kur kemi ngritur kauzën e Teatrit Kombëtar më kanë ftuar.

Unë mendoj Shqipëria ka nevojë për Partinë Demokratike dhe kjo për mua është e rëndësishme. Është e rëndësishme që Shqipëria të ketë një Parti Demokratike të fortë për përparimin e vendit. Një opozitë e dobët është një mallkim i madh për këtë vend”, tha Budina.

Ai pyet nëse ishte për largimin e Berishës nga drejtimi i Partisë Demokratike. “Një parti nuk e mban vula. Ata janë sabotator në Partinë Demokratike. Ta zëmë se një çast ikën Sali Berisha pse do të bashkohet Partia Demokratike? Ata që janë pro PD dhe aktualisht janë në mazhorancë a nuk do tu kundërvihen?! Ça është kjo o të ikë Saliu o rashë e vdiqa. Ai do të kishte ikur me kohë.  Vetë e sollën Sali Berishën.E solli Edi Rama, e zgjoi bashkë me Lulzim Bashën. Sot Sali Berisha do të ishte në punë të vetë. Është një çështje që duhet ta zgjidhin demokratët. Sot më shumë diskutojmë opozitën se mazhorancën. Është ajo që ka futur përçarjen. Ajo që ka bërë marrëveshjen me Lulzim Bashën. Unë jam për një Parti Demokratike të fortë”, tha Budina.

360grade.al

Share: