Amos Dojaka është një izraelit, i cili e ka të lidhur jetën ngushtë me dy vende, Izraelin, por edhe Shqipërinë. Gjyshja e tij hebre u strehua në Shqipëri në vitin 1938.
Për emisionin “Real Story” në ABC News, ai tregoi se përse Izraeli e ka të vështirë luftën me Hamasin, të cilën e konsideron organizatë terroriste.
“Unë kam një origjinë nga ana e mamasë, gjyshja ime rreth viteve 1938 ka ardhur në Shqipëri, por me origjinë ishte hebre. Gjatë Luftës së Dytë Botërore ajo gjeti strehë në Shqipëri.
Është sulmi i papritur i Hamasit, që ka gjetur fatkeqësisht për herë të parë në histori, ushtrinë izraelite të papërgatitur. Siç po e shihni edhe nga ju, situata është shumë e vështirë, për arsye se luftohet ndaj një organizate terroriste, që në shumicën e rasteve nuk del në front për të luftuar, por vazhdon të gjejë mbështetje, duke përdorur jetë civile, të pafajshëm , siptale, shkolla, kanë ndërtuar tunele të nëndheshme. Lufta bëhet akoma më e vështirë për arsye se nuk kemi një luftë midis Izraelit dhe Hamasit, por padashje është përfshirë populli i pafajshëm i Palestinës”
Sipas tij, situata në Izrael mbetet e vështirë dhe përjetimet e njerëzve janë të njëjta.
“Kur flas me njerëz në veri dhe në jug, janë të njëjtat përjetime. Janë raketa, kudo që binë.”
Amosi shprehet për paqe mes Izraelit dhe Palestinës dhe kërkon që lufta të përfundojë sa më shpejt./360grade.al