Home KRYESORE Laptopi hapi “kutinë e Pandorës”, Bezat në “Top Story”: Dinte gjithçka, përgatiste...

Laptopi hapi “kutinë e Pandorës”, Bezat në “Top Story”: Dinte gjithçka, përgatiste letrat dhe ia niste shtetit

Gazetarja Dorjana Bezat deklaroi në “Top Story” se laptopi që u gjet në shtëpinë e Klodian Zotos shërbeu si “kutia e Pandorës”.

Ajo deklaroi se pas denoncimit të PD-së në 2020, u deshën tre vite që SPAK të hetonte, e më pas të sekuestronte laptopi në të cilin u gjetën shumë të dhëna, që tregonte se disa struktua të caktuara të shtetit ishin në dorën e tij.

Bezat zbuloi se letrat e shkëmbyera me drejtues të rëndësishëm institucionesh, u zbulua se shkresat fillimisht kalonin tek Zoto e më pas merrnin formën zyrtare.

“Ka nisur që në vitin 2020 nga denoncimi i PD-së. U deshën tre vite hetim nga SPAK, ku zbërthimi i një laptopi të gjetur në shtëpinë e Klodian Zotos, në dhjetor të vitit 2021 u bë sekuestrimi, ndërsa në prill të 2022 u hap. Ai shërbeu si “kutia e Pandorës” që nxori hapur faktet që tregonin se segmente të caktuara të shtetit nuk ishin shtetërore por ishin në dorë të Klodian Zotos.

Që nga anëtarët e komisionit, që nga shkresat që vinin nga Bashkia e Tiranës drejt ministrisë së mjedisit, drejtoresha e koncesioneve, e të tjerë zyrtarë, mernin letërkëmbime dhe e-maile me Klodian Zoton, ku dhe i përpilonin shkresat përpara se të mernin formën zyrtare. 

Konkretisht këshilltari i ministrit të Mjedisit, Vladimir Bezhani, ka qenë i punësuar në kompaninë e Zotos, e ka përpiluar letrën e interesit që kjo kompani i ka dërguar Ministrisë së Mjedisit për inceneratorin e Tiranës, pasi më parë Bashkia e Tiranës ka bërë një studim për trajtimin e mbetjeve, ku ka kërkuar që të përfshihet edhe sektori privat nëpërmjet partneritetit publik-privat…”, tha gazetarja.

Ndër të tjera ajo shtoi se në koncesionin që fitoi kompania e Klodian Zotos, autoritetet zbuluan se letrat për projektin me vlerë 128 mln euro, nuk janë dorëzuar në rrugë zyrtare por nëpër e-maile personale.

Ka një shkëmbim e-mailesh me këta të fundit për të dorëzuar dokumente dhe për të hartuar një projekt që mund të ishte fitues.

Në dokumentet e sekuestruara nga SPAK del hapur se ky koncesion ishte i paracaktuar se do të fitohej nga kompania, e SPAK nga hetimet nxori se nuk ishte një kompani holandeze, por e drejtuar nga Zoto dhe Mërtiri.

Një skandal tjetër është se dokumentet, e këtij koncesioni, vlera e të cilit është 128 milionë euro nuk janë dorëzuar në rrugë zyrtare, ashtu siç e parashikon ligji, por nëpër e-maile private, konkretisht në drejtoreshën e shërbimeve mbështetëse dhe atë të koncesioneve në Ministrinë e Ekonomisë. Me vendim të Këshillit të Ministrave, kësaj kompanie i është dhënë 8% e pikëve në total duke e shpallur fituese të koncesionit”, deklaroi Bezat.

Top Channel

Share: