Home KRYESORE Një drejtues që i ka dhënë dimensionin që meriton  institucioni, i cili...

Një drejtues që i ka dhënë dimensionin që meriton  institucioni, i cili sot është model për të tjerët.

Nga Fejzo Subashi

Institucionet e vuajtjes së dënimit në Shqipëri, sot kanë tjetër performancë, tjetër qasje, nuk janë më si më përpara, me probleme pa fund dhe burimi i parë lajmë mediatike. Ky ndryshim rrënjësor ka ardhur, përveç vëmendjes përkushtimit dhe investimeve të shumta të kryera nga qeveria Rama, edhe për një faktor të madh, i cili ka të bëjë me vendosjen në krye të këtij institucioni zotit Admir Abrija 

Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve,  është një pasqyrë  ku duhet të shihen, jo vetëm drejtuesit e institucioneve, por çdo punonjës i administratës. Jo vetëm unë që e njoh që kur ishte student, por kushdo që e ka njohur zotin Admir Abrija, duhet të kishte shkruar dhe të kishte folur më herët  për vlerat dhe cilësitë e këtij drejtuesi. Por fatkeqësisht është praktik dhe model, jo se është e keqe, që nuk rreshtim së shkruari, të denoncuar për drejtues, punonjës dhe nëpunës të administratës shtetërore për paaftësi, papërgjegjshmëri, abuzim dhe shpërdorim detyre… Pak ndodh për të mos thënë aspak, që njerëzit e medias dhe mediat të ndalojnë pak, të shkruajnë dhe të lançojnë njerëzit e përkushtuar, që nuk abuzojnë me postin, apo aq më keq të manifestojnë fenomene dhe shfaqje të cilat i ndeshim thuajse çdo ditë në administratën shtetërore.

Admir Abriaj është  një qytetar, një fisnik me cilësi dhe vlera, i aftë profesionist, i përkushtuar, i cili nuk ka vetëm nocionin filozofik të administratorit, punonjësit, zyrtarit të administratës dhe institucioneve  shtetërore,  por bënë zbatim praktik të nëpunësit dhe drejtuesit në veprimtarinë e përditshme, si një shërbëtor ndaj qytetarëve, si zyrtar dhe nëpunës që e vlerëson ndjesinë që paguhet nga taksat e qytetarëve.

Nuk di sa drejtues ka pasur të paktën në dekadën e fundit institucioni qendror i Burgjeve. Ishte një institucion problematik dhe burim lajmesh, ngjarjesh të pa dëshiruara dhe të pa këndshme. Një institucion ku organizma dhe institucione ndërkombëtare e sidomos ato të të drejtave të njeriut brenda dhe jashtë vendit, nuk rreshtin së bëri shqetësim  dhe problem për problematikat e tija. Në këto kushte dhe rrethana , të cilat për vetë natyrën e tija, absolutisht  të mendohej që ky institucion do kishte këtë qasje dhe pritshmërinë, që i ka dhënë Z. Abrija me ardhjen e tija në krye të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve. Nuk kishte ditë që mos të kishte lajmë, ngjarje, apo që institucionet e vuajtjes së dënimit të mos ishin fabrikë për mediat me lajmet e tyre.  Tashmë u bë më shumë se një vit dhe të duket sikur nuk ekzistojnë këto institucione në memorien e njerëzve dhe të mediave.

Aty janë ata të burgosur që kanë qenë shto dhe këta të tjerë, sidomos këta të fundit janë krye vipa… Ata punonjës, ata njerëz, ata polic, ajo infrastrukturë është …

Po si shpjegohet? Çfarë bëri vaki që nuk kemi lajme! Si ka mundësi që nuk futen sende dhe gjëra të pa ligjshme nëpër dhomat e të dënuarve! Si ka mundësi që kur shikon në të gjitha institucionet e vuajtjes së dënimit rregull, qetësi, dhe as pak radhë për të afërmit e vuajtëseve, për takime, apo sjelljen e ushqimeve dhe sendeve personale sipas ligjit për ta!?

Po po, ka një shpjegim! Se në krye të këtij institucioni është vënë një njeri profesionist, i përkushtuar i aftë dhe që mbi të gjitha e shikon pozicionin dhe vendin e punës jo si një suport dhe dhuratë nga politika, apo për përfitime, ose ndoshta thjeshtë trampolinë dhe për qoka ndaj atyre që të emërojnë.

Abrija është jo vetëm i arrirë nga pikëpamja profesionale, por dhe një djalë qytetar, me kulturë të përgjithshme me cilësi dhe vlera për të cilat ka nevojë qytetari, taksapaguesi dhe mbi të gjitha administrata dhe vendi.  Ai sot është ndër të pakët prurje, por dhe njerëz të përkrahur dhe besuar të maxhorancës, që vërtet ka fituar jo vetëm mirënjohjen dhe respektin e Kryeministrit, apo shtetarëve, pushtetarëve dhe zyrtarëve madhor, por dhe dashurin,  respektin dhe mirënjohjen e qytetarëve, vartësve dhe bashkëpunëtorëve.
Vështirë ti shkruash në një shkrim gjithë fjalët, përshtypjet jo vetëm të mira, por të duhura për punën dhe kontributin e Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve  Admir Abrija.

Por ajo që mund të bëhet me një fjali, me dy rreshta dhe të trajtohet me forcë, jo vetëm nga njerëzit e medias, është që: Sot Admir Abrija, jo vetëm në cilësinë e drejtorit, po kudo që i është dhënë mundësia , besimi për të shërbyer dhe drejtuar është një pasqyrë ku duhet të shihen  çdo administrator dhe nëpunës i shtetit tonë.

Ai është një model ku vërteton dhe mund t’i japim përgjigje, besim dhe shpresë institucioneve të BE-së në lidhje me kritikën e raportit të fundit për administratën se edhe në administratën tonë ka njerëz të cilët meritojnë dhe janë model dhe nuk e kanë as germën e fundit jo të parën atë të korrupsionit.  I tillë është Admir Abrija, ku me cilësitë dhe vlerat që ka, por dhe me punën dhe përkushtimin që bënë meriton vlerësim, mbështetje dhe besim për përgjegjësia, detyra, që nuk i bëjnë nder atij por shoqërisë. 

Fejzo SUBASHI

Tiranë më 08.12.2023

Share: